Aida Palko Partizani basketboll

Partizani eshte ndeshur sot me Studentin ne basketboll per femra. Ndeshja e vlefshme per Kategorine e Pare eshte luajtur ne pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Ka qene nje ndeshje e bukur dhe me rezultat te ngushte per tre periodat e para, por vajzat e Partizanit kane dominuar ne perioden e fundit dhe kane siguruar fitoren.

Perioda e pare mbyllet me avantazhin 18-20 per Partizanin. Partizani vazhdon lojen e mire dhe ne pjesen me te madhe te periodes se dyte, por ne fund Studenti merr avantazhin dhe shkon ne pushim me nje pike me shume 36-35. Edhe perioda e trete eshte e barabarte, por eshte Studenti qe i shton edhe dy pike me shume avantazhit, 58-55.

Partizani zgjohet ne perioden e fundit, pasi shef vetem ne disavantazh prej pese pikesh ne fillim. Skuadra e kuqe eshte me e sakte me gjuajtje dhe arrin te marre avantazhin 64-65 kur kronometri tregon edhe 4 minuta e 50 sekonda kohe. Me pas gjithecka behet me e lehte dhe Aida Palko kyesisht edhe e pandalshme. Ndeshja mbyllet me fitore 70-84.

Palko ishte me e mira e ndeshjes me 33 pike dhe 16 topa ne tabele. Ornela Lalaj gjithashtu beri nje ndeshje te mire me 20 pike dhe 10 topa.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin