Albion Marku Partizani

Albion Marku është zgjedhur si lojtari më i mirë i skuadrës së Partizanit në derbin kundër Tiranës, që u mbyll me barazim pa gola.

Ndërsa ka folur për emisionin “Gol pas Goli”, mbrojtësi u shpreh se kjo ishte një ndeshje e bukur. Marku foli dhe për të ardhmen e synimet e “Demave”, për të cilët tha se kërkojnë kampionatet e Europës.

Mbrojtësi tregoi edhe sipas tij ndryshimi i këtij Partizani nga ai i fillimit të sezonit është fakti se tashmë janë më shumë grup dhe se mbrojtja është forcuar.

Derbi: “Derbi ka rëndësinë e tij, ka presion shumë si ndeshje, por mendoj se rasti i Junior mund të ishte shënuar dhe të kishim kaluar në avantazh.

Qëllimi: “Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për të hyrë në Europë, po vazhduam kështu besoj se do ia arrrijmë.”

Ndryshimi nga fillimi i sezonit: “Jemi forcuar pak më shumë në mbrojtje dhe jemi bërë më shumë grup.”

Pozicioni: “Unë me moshat e Shkëndijës kam luajtur si sulmues, mund ta bëj, por për momentin jam mirë si mbrojtës.”

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin