
Partizani dhe Kukësi luajnë sot një ndeshje shumë delikate mes tyre, ku alternativa e vetme është fitorja për objektivat që kanë në këtë edicion.
Të dy trajnerët kanë hedhur në fushë rreshtime shumë ofensive për këtë duel, duke i dhënë hapësirë shuëm futbollistëve me tipare sulmuese. Te Partizani luajnë njëkohësisht Kallaku, Mala, Zhunior, Cara dhe Skuka.
Partizani mori tre pikë tepër të rëndësishme pas fitores 5-0 kundër Kukësit në “Air Albania”. Ky ishte suksesi i parë sezonal i “Demave” kundër skuadrës së Diego Longos dhe më i thelli për vendasit në këtë kampionat. Shumë episode ndodhën në këtë përballje, që nga penalltia që zhbllokoi takimin e deri te goli i anuluar i Kukësit. Minutat e fundit të pjesës së parë ishin fatale për ekipin mik.
Sherif Kallaku ktheu në gol në minutën e 36-të një penallti të fituar nga Skuka, me këtë të fundit që dyfishoi pesë minuta më vonë. “Demat” e nisën shumë mirë edhe pjesën e dytë. Vetëm 28 sekonda kishin kaluar kur Stenio Junior realizoi një super gol, që solli edhe çlirimin e trajnerit Dritan Mehmeti.
Kukësi reagoi, Bruno Lulaj përfitoi nga një dalje e pasigurt e Alban Hoxhës dhe dërgoi topin në rrjetë, por teknologjia VAR anuloi golin e ekipit verilindor. Djemtë e Longos tentuan golin e nderit, por Partizani e goditi dy herë të tjera në minutat e fundit. Griseld Lika dhe Herald Marku (supergol) vulosën triumfin me “manita” të Partizanit, që e shkurton në 5 pikë diferencën me Kukësin e vendit të tretë dhe shkon me moral të lartë në derbin e rradhës.
Formacioni
Partizani: Hoxha, A. Marku, Belica, Bitri, Sota, Rrapaj, Kallaku, Mala, Zhunior, Cara, Skuka.
Trajner: D. Mehmeti
Minutat
- 90’+4′ ⚽ (5-0) Herald Marku realizon një perlë nga goditja e dënimit, duke e dërguar topin në trekëndëshin e Tafas!
- 89′ ⚽ (4-0) U fut nga stoli, Gresild Lika gjen rrugën e rrjetës duke kompletuar “pokerin”. Mesfushori i “Demave të Kuq”, shpërthen në festë duke hequr edhe fanellën.
- 84′ 🔁 Zëvendësim te Partizani, largohet Mala, vendin e tij e merr Lika.
- 83′ Portieri Tafas i mohon golin e katër Partizanit. Mala shkëputet bukur nga e majta, futet brenda zonës dhe provon të shënojë i vetem perballe tij, por arrin.
- 79′ 🔁 Zëvendësimi i rradhes per Partizanin, largohet Rrapaj në lojë Magent.
- 69′ Arinaldo Rrapajn shkon shumë pranë golit të katërt, por gjuajtja e mesfushorit brenda zonës shkon jashtë kuadratit.
- 67′ 🔁 Partizani kryen 2 zëvendësime, largohen Skuka dhe Cara në lojë Herald Marku dhe Milosavljev.
- 56′ Lulaj gjen rrugën e rrjetës, mbrojtësi përfiton nga një hezitim i portierit Alban Hoxha, duke mos falur brenda zonës, por goli anulohet nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
- 56′ 🟨 Matondo ndëshkohet me karton të verdhë në ndeshjen debutuese me Partizanin.
- 51′ 🟨 Belica është i ndëshkuari i parë i Partizanit me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj De Lukasit.
- 46′ ⚽ (3-0) Eurogol nga Junio me nje gjujatje nga jashte zone qe shtang portierin.
- 46′ 🔁 Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Partizani, largohet Kallaku, vendin e tij e merr Matondo.
- 45’+4′ Mbyllet pjesa e pare me avantazh 2-0.
- 40′ ⚽ (2-0) Shënojnë sërish “demat” me anë të Skukës. Me një nuhatje prej bomberi të vërtetë, sulmuesi nuk fal me të majtën brenda zonës.
- 36′ ⚽ (1-0) Sherif Kallaku e bën sefte me Partizanin, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Një penallti “alla Zhorzhinjo”.
- 33′ 🟨 De Lukas ndëshkohet me karton të verdhë.
- 33′ Skuka rrëzohet brenda zonës pas duelit me Hilën, gjyqtari Erion Bastari akordon penallti për Partizanin. Vendimi konfirmohet edhe pas konsultës me VAR-in. Nuk janë dakord kuksianët për këtë vendim.
- 31′ Rast i miqve, rrezik ne porten tone.
- 25′ Kallaku pason te Arinaldo Rrapaj që tenton të realizojë një supergol nga jashtë zonës, gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën e portierit Tafas.
- 21′ Rrezikon Kukesi me nje gjuajtje nga larg, devijon ne korne Alban Hoxha.
- 20′ Me mire Partizani tani duke avancuar me loje.
- 15′ Junior gjuan me kokë, por shkon drejt e në duart e portierit Tafas.
- 09′ Skuka jep shkendijat e para. Niset bukur, shmang portierin Tafas që ndërhyn në mënyrë të gabuar, por gjyqtari anësor sinjalizon pozicion jashtë loje. Shpëton skuadra e Kukësit.
- 05′ Luajne me mire miqte ne minutat e para por akoma nuk eshte rrezikuar asnjera nga portat
- 01′ Nis ndeshja në “Air Albania”
Video
Foto



















