Partizani ne basketboll per femra ka humbur sot ne “Asllan Rusi” kunder Prishtines me rezultatin 77:94 (17:24, 17:28, 20:17, 23:25), në xhiron e nëntë të Ligës Unike të femrave.

Prishtinaset e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi konstante dhe e menaxhuan lojën më mirë në çerekun e parë, duke e fituar këtë pjesë 17:24. Epërsia e miqve u rrit në 12 pikë, 17:29, e më pas Partizani rrit nivelin e lojës. Por mysafiret shkëputen ne fund te periodet se dyte dhe shkuan në pushim me shifrat 34:52.

Epërsia e skuadrës prishtinase u rrit në 20 pikë, 38:58, dhe loja u kontrollua nga mysafiret, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:69. Në dhjetë minutat e fundit prishtinaset menaxhuan mirë epërsinë dhe fituan në fund me rezultat 77:94.

Te Partizani u dalluan Aida Palko me 28 pikë e 15 kërcime dhe Ornela Lalaj me 21 pikë e 15 kërcime. Partizani ka dy fitore e shtatë humbje, kurse Prishtina ka pesë fitore e tri humbje.

Statistikat e ndeshjes

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin