Kategoria Superiore java 23

Kalendari per javen e 23-të e Kategorisë Superiore eshte publikuar dhe ndeshjet do te luhen ne dy ditë, të mërkurën dhe të enjten.

Keto ndeshje janë planifikuar që të luhen gjatë mesjavës, sipas programit të FSHF-së, një rastësi e çuditshme pasi ka të tilla edhe në datën ku në teori duhej të zhvilloheshin zgjedhjet e këtij institucioni.

Kalendari që ka planifikuar FSHF sheh që në datën 2 mars, kur në teori duhej të zgjidhej presidenti i ri dhe Komiteti Ekzekutiv i saj, të luhen dy nga këto ndeshje. Gjykata ka vendosur që Asambleja të mos zhvillohet derisa të sqarohet çështja e Shoqatave Rajonale, ndaj parashikohet që kalendari të mos ndryshojë dhe të vijohet me zhvillimin e këtyre ndeshjeve.

Të mërkurën do të luhet në “Air Albania” dueli mes Partizanit dhe Kukësit. Kjo ndeshje do te nise ne oren 16:45. Ndersa do te zhvillohet edhe nje ndeshje tjeter ne te njejten ore, dhe tre te tjerat nje dite me pas.

Axhenda e javës së 23-të

02.03.2022
Teuta-Tirana 16:45
PARTIZANI-Kukësi 16:45

03.03.2022
Kastrioti-Skënderbeu 13:45
Laçi-Egnatia 13:45
Vllaznia-Dinamo 16:45

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin