Liga Unike Femra, Partizani mund kampionet e Kosovës në sekondat e fundit

Sot ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” po luhet ndeshja e vlefshme per Ligen Unike ne basketboll per femra. Partizani ka perbelle Penzën, nje nga skuadrat me te mira te liges dhe kampione e Kosoves.

Ndeshja fillon mire per vazjat e kuqe qe jane ne avantazh ne perioden e pare 18-10. Jane Baraj, Lala dhe Palko qe marrin persiper shenimin e pikeve per Partizanin ne fillim. Kjo periode mbyllet me avantazhin 32-16.

Dhe perioda e dyte vazhdon me nje loje te mire. Palko dhe Baraj vazhdojne te shenojne. Skuadra calon vetem te topat ne tabele ku kundershtaret kane avantazhin sidomos me Whitsitt, dhe e shfrytezojne per te ngushtuar distancen. Perioda e dyte mbyllet me rezultatin 53-45.

Dhe perioda e trete nis me mire per miqte qe ngushtojne distance ne dy pike e me pas kalojne ne avantazh 62-65 me tre minuta te mbetura. Partizani ka veshtiresi te permabje Whitsitt qee shte dhe shenuesja me e mire per kundershtaret. Perioda e trete mbyllet 71-73 per Penzen.

Perioda e katert edhe e bukur me rezultat te ngushte, por kundershtaret ruajne avantazhin. Baraj eshte me e mira per Partizanin ndersa Whitsitt dhe Mosquera per miqte. Partizani eshte ne disavantazh me tre pike kur ka mbetur vetem nje minute e gjysem loje dhe barazon 91-91 me nje minute te mbetur. Baraj eshte me e mira ne fushe me 32 pike.

Palko merr faull me 42 sekonda ne kronometer. I shenon te dyja dhe kalon Partizanin ne avantazh 93-91. Hasani vjedh topin dhe Palko gjuan perseri dy gjuajtje te lira, por shenon vetem nje prej tyre dhe avantazhi eshte 94-91. Zeka gjuan per miqte me 12 sekonda te mbetura por nuk shenon. Baraj kap topin ne tabele dhe mbyllet me fitore kjo ndeshje emocionuese.

Partizani merr keshtu fitoren e dyte ne tete ndeshje ne Ligen Unike te femrave, duke mundur kampionet e Kosoves.

Partizani3221182394
Penza1629281891

Statistikat e ndeshjes

Liga Unike Femra – Renditja

#EkipiNdeshjetFitoretHumbjetShënuaraPranuaraKosh DiferencaPikët
1Flamurtari 76158846212613
2Bashkimi 8536355508513
3Penza7526055535212
4Prishtina 7435694848511
5Partizani 826541702-16110
6Tirana707477664-1877

Komentoni!