
Kupa e Kampioneve ne basketboll, ose Euroliga sic quhet tani, eshte kompeticioni kryesor i basketbollit ne Europe. Tani skuadrat shqiptare rrallehere arrijne te jene kompetitive ne rajon, por ne 1973, Partizani arriti te ishte pjese a 15 skuadrave me te mira te kontinetit.
Pasi u shpall kampion ne Shqiperi, Partizani u ndesh me Csepel Budapest te Hungarise. Ne ndeshjen e pare ne Budapest, Partizani humb vetem me nje pike me rezultatin 58-57. Por ne ndeshjen e kthimit merr nje fitore 78-71 duke fituar me rezultatin total 135-129.
Kjo fitore e kualifikon Partizanin per ne 1/8 te finaleve ku luajne shtate cifte, plus kampionia ne fuqi Ignis Varese. Ne kete raund Partizani gjen perballe austriaket e UBSC Wienerberger. Ne Tirane te kuqte marrin nje fitore historike me rezultatin 72-71. Por ne Austri nuk arrijne te vulosin kualifikimin pasi munden 68-78.
Shikoni artikullin e ndeshjes (derguar nga Marenglen K.) dhe videon me poshte. Gjithashtu, lexoni me shume per historine e Partizanit ne basketboll.
Nese keni video, artikuj e foto te tillla nga historia e Partizanit ne cdo sport, na i dergoni te admin@partizani.net ose ne Facebook.

