Turpi Benfica – Partizani ne Kupen e Kampioneve (Video)

Ka qene 16 shtator 1987, turi i pare i Kupes se Kampioneve per sezonin 1987-88 dhe Partizani merrte pjese si Kampion i Vendit me 1987. Ndeshja zhvillohej ne Lisbone ne “Estadio de Luz” stadium i Benfices. Trajneri i portugezeve atehere ishte Sven Goran Erikson.

Pjesa e pare u mbyll 1-0 per vendasit me autogol shume te pafat te mbrojtesit Arjan Hametaj(ka nderruar jete 8 vjet me pare). Loja e Partizanit ka qene shume e mire madje ka qene Ylli Shehu qe ka pasur dhe dy raste te pastra per shenim dhe nje rast i Ilir Lames. Por gjithescka ndryshon ne pjesen e dyte dheprotagonisti kryesor ka qene gjyqtari spanjol Jose Pes Perez, i cili kishte arbitruar ne Tirane edhe ndeshjen e Eleminatoreve te Boterorit Shqiperi Belgjike 2-0 ne dhjetor 1984. Me vendime te njepasnjeshme, qellimisht ne dem te Partizanit, ai e derroi teresisht rrjedhen e lojes duek shkaktuar nje nga turpet me te medha te arbitrimit.

Gjithëçka filloi në minutën e 56-të kur arbitri Perez vërshëllen një faull të paqënë kundër Partizanit në afërsi të zonës së rreptësisë. Portieri Musta kontrollon nje top me dore dhe sulmuesi kundershtar vjen me vrap dhe i perplaset ne trup ndersa Musta nuk levizte. Shtangen te gjithe ndersa arbitri nxjerr karton te kuq per Perlatin. Lojtaret e kuq te habitur shkuan te protestonin ashper ndaj arbitrit qe dhe ne pjesen e pare kishte qene i njeanshem ne gjykim duke favorizuar shpesh portugezet.

Musta detyrohet te dale nga fusha dhe Neptun Bajko i ben me shenje Genc Tomorrit (mesfushor) te futet ne porte. mneqe ishin bere te gjitha nzevendesimet. Pastaj me rradhe dalin me kartona te kuq, Ilir Lame, Lorenz Leskaj dhe Niko Frasheri. Keshtu arbitri spanjoll humb llogjiken dhe Partizani mbetet me shtate lojtare. Per 29 minuta Benfica megjithese me kater lojtare me teper nuk arriti te shenoj gol! Sipas komenteve Tomorri beri kryevepra ne porte saqe dhe Musta do ti kishte zili!

Benfica shenon golin e dyte ne minuten e 85-te, te tretin ne 91-ten, dhe te katertin ne 99-n. Ndeshja u mbyll ne minuten 101′ me 11 minuta shtese(?!) duke qene rekord boteror ne kompeticionet europiane. Ky qe turpi me i madh i nje arbitri europian i FIFAs, nje turp i vertete qe tregonte falsitetin e federates Europiane UEFA e cila ne vend te shihte me sy real c’kishte ndodhur ne kete takim, denoi Partizanin dhe ndeshja e dyte nuk u zhvillua fare dhe u mor aforfe nga portugezet 0-3. Tifozat portugeze kishin hedhur ne fushe portokalle, domate, shishe etj. e UEFA nuk i dha asnje denim. Nje turp i vertete.

Por nuk mbaroi ketu. Me e keqja do te vinte pas trikthimit ne Shqiperi. Pa ardhur ekipi akoma nga Portugalia, FSHF-ja e kryesur nga nje dinamovit, Mehdi Bushati, mer vendime ekstreme per Partizanin e pafajshem; denohen Perlat Musta( gjithe sezonin), Lorenz Leskaj 3 muaj, Ilir Lame 10 ndeshje, dhe Niko Frasheri 6 ndeshje. Merren gjithe keto denime ndaj lojtareve te kuq, ne vend qe te sqarohej ngjarja e te analizoheshin video e faktet me gjakftohetesi e realizem dhe madje te kerkohej llogari tek UEFA me tone te ashpra per te mbrojtur dinjitetin, jo vetem te Partizanit, por te futbollit shqiptar ne pergjithesi. Ishte pikerisht futbolli shqiptar qe po neperkembej ne bote.

Por kishte akoma çudira. Televizioni në Shqipëri nuk dha asgje edhe pse programi i dytë jugosllav qe shihej atehere ne Shqiperi i kishte dhene gjithe momentet ne emisionin “Evrogol” qe jepej cdo te enjte dhe shihej shume nga tifozat shqiptare si i vetmi burim per te pare golat e kupave te Evropes. Madje dhe gazetari jugosllav per cudi kishte mbrojtur Patizanin tone.

Po gazetaret tane te gazetave?! Gazeta Sporti jep vetem dy rreshta duke heshtur rreth nje skandali të madh, duke u bere si perhere sherbetorë të sistemit. Nderkohe qe edhe pse kane kaluar 35 vjet, shumë rallë permendet “turpi Benfica – Partizani”.

Benfica – Partizani 4-0

Golat: Niko Frasheri ag37′, Carlos Mozer 85′, Rui Águas 90+’, 90+’

Partizani: Perlat Musta, Skender Gega, Arian Hametaj, Lorenc Leskaj, Adnan Ocelli (Besnik Bilali 59′), Niko Frasheri, Ilir Lame, Lefter Millo, Ledio Pano, Genc Tomori, Ylli Shehu. Trajner: Neptun Bajko

Kartona te verdhe: Ilir Lame 82′

Kartona te kuq: Perlat Musta 53′, Niko Frasheri 54′, Arian Hametaj 75′, Adnan Ocelli 89′

Video

Komentoni!