Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti, foli pas triumfit 1-2 që skuadra e tij arriti me përmbysje ndaj Skënderbeut. Në prononcimin për  “Gol pas Goli”, tekniku i të kuqve foli edhe për Skukën, si dhe per vijimin e kampionatit.

FITORE KARAKTERI- Dua të falënderoj të gjithë futbollistët për personalitetin dhe forcën e karakterit po ashtu dhe tifozerinë. Normalisht skuadra në pjesën e parë duhet të ishte më në ekuilibër. I dha mundësinë kundërshtarit të në vinte në vështirë. Morëm një gol që nuk duhet ta merrnim. Arritëm të kthenim rezultatin, kjo është e rëndësishme. Dominuam edhe në lojë.

SKUKA- E kam thënë dhe më përpara, duke pasur parasysh cilësitë e tij, menduam ta sakrifikonim sot, kishte goditje në kavilje, na i shpërbleu të gjithëve, duhet të rrije më këmbë në tokë, ka shumë punë për të bërë.

ECURIA POZITIVE- Unë besoj tek elementët e rinj, duhet kohë që skuadra të arrijë aty ku duhet. Vazhdimësia duhet të tregohet në javët në vazhdim, kemi bërë diçka të mirë, por jo gjithçka. Nuk na lejohen hapat false. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.

11 NDESHJE BRENDA- Ne duhet të shikojmë javë pas jave, jemi në rindërtim e sipër, Partizani duhet të rikthehet te kjo fizionomi. Kemi sulmin e shpejtë. Gjatë gjithë kohës punoj që skuadra të shikoj jo më larg se një javë, duhet të jemi në ekuilibër, psikomotor, kundërshtarët janë të paparashikueshëm.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin