Mjafton Skuka në Korçë, dy gola në 45 minuta

Formacioni: Hoxha, Marku, Belica, Bitri, Hadroj, Rrapaj, Murataj, Kallaku, Mala, Junior, Cara.

Sot u luajt ndeshja e rradhës, e vlefshme për Javën 20 te Superligës. Partizani përballet me Skënderbeun ne Korçë dhe arrin nje fitore dramatike me shifrat 1-2. Vendasit kalojne te paret ne avantazh ne pjese e pare, por ne te dyten futet Skuka dhe ndryshon gjithecka. Dy gola shume te rendesishem per sulmuesin qe i jep fitoren dhe tre piket Partizanit.

Ka pasur dhe nje ngjarje te shemtuar ne minutat shtese, pasi Partizani kaloi ne avantazh. Gjyqtari anësor u godit me diçka nga tifozët vendas duke u çarë në kokë dhe duke u gjakosur.

Sfida u detyrua të ndalej për disa minuta që stafi mjekësor t’i vinte në ndihmë anësorit dhe për t’i ndaluar hemoragjinë. Më pas sfida filloi sërish përr të luajtur minutat e fundit që ngelën.

Minutat e ndeshjes dhe videot e golave mund ti gjeni me poshte.

Minutat

  • 90+6′ Mbyllet ndeshja.
  • 89′ (GOL 1-2) Kush tjeter? Skuka bën heroin. Fantastik në lëvizje sulmuesi që shmang portierin Rexhepi dhe e dërgon topin në rrjetë!
  • 87′ Perseri shtylla i mohon golin e avantazhit Partizanit, kete rradhe ishte Dean Liço.
  • 78′ Pranë golit të dytë Partizani, gjuajtja e Kallakut nga jashtë zonës përfundon në traversën e portierit Rexhepi.
  • 76′ (GOL 1-1) Eshte perseri ai, Skuka! Vendoset baraspesha në Korçë! Pas harkimit të Liços nga e djathta, Skuka devijon saktë me kokë, topi përplaset në shtyllë dhe përfundon në rrjetë.
  • 66′ Zëvendësim te Partizani. Futet Milan Mirosavljev per Valentino Murataj.
  • 60′ Partizani ushtron presion te vazhdueshem në gjysmëfushën e Skënderbeut. Korçarët janë të tërhequr mbrapa, dhe tentojnë te rrezikojne me kundërsulm.
  • 55′ Dy gjuajtje nga Kallaku rrezikojne porten kundershtare.
  • 46′ Fillon pjesa e dyte. Partizani kryen 2 zëvendësime! Në fushë Skuka dhe Liço jashtë Tedi Cara dhe Rrapaj. Vlen të theksohet fakti se Liço është djali i zv.trajnerit të Skënderbeut, Gentjan Liçi.
  • 45+4′ Mbyllet pjesa e pare me nje rast te mire per Stenio Junior qe gjuan jasht. Ka pasur dhe dy kartona te verdhe per Skenderbeun ne kete pjese.
  • 45′ Partizani prane golit. Pas harkimit të Kallakut nga këndi, topi shkon te Stenio Junior, që provon me kokë nga brenda zonës, por topi shkon drejt e në duart e portierit Rexhepi.
  • 39′ Rrezikshëm Partizani, pas një harkimi nga këndi, topi devijohet nga Sadriu dhe shkon tek Mala që provon të gjejë rrugën e rrjetës, por vendimtare ndërhyrja e kapitenit Zguro.
  • 30′ Partizani vazhdon te kete epersi por pa rrezizkuar shume. Vendasit fillojne me vonesa loje.
  • 20′ (GOL 1-0) Skenderbeu kalon ne avantazh me Mensah
  • 01′ Ka filluar sfida në Korçë!

Video

Një koment

Komentoni!