
Skuka shënoi sot dy gola në vetëm 45 minuta pasi u fut në fushë në pjesën e dytë dhe i dha fitoren të kuqve. Shikoni videon e golave ketu.
Partizani duket se ka gjetur nje bomber. Nuk jane vetem tifozet qe mendojne keshtu, por edhe Ledio Pano, ish-futbollisti i njohur i Partizanit.
Ai është i entuziazmuar me paraqitjet e Xhuliano Skukës te të kuqtë ndaj në studion e “Gol pas Goli” nuk ka shmangur dot një krahasim mjaft të veçantë të numrit 9 të Partizanit.
“Skuka mund të them që është Broja i kampionatit shqiptar. Jo vetëm për golat, por edhe për potencën që ka, edhe për lojën që zhvillon. E rëndësishme është të vazhdojë me këtë ritëm, është në këtë klub të madh. Sulmuesit më të mëdhenj të futbollit shqiptar kanë qenë të Partizanit. E rëndësishme tani është që Partizani ka një sulmues goli që po ndihmon ekipin të ecë përpara”, tha Ledio Pano.