Skuka në dyshim për Skënderbeun

Xhuliano Skuka Partizani

Derbi kundër Dinamos ishte një triumf i madh përsa i përket synimeve të sezonit. Por ama fitoja i ka kushtuar disi Partizanit.

Heroi i ndeshjes, Xhuliano Skuka, nuk luajti dot më shumë se 68 minuta në derbi për shkak të problemeve muskulore. Ai pati probleme edhe gjatë javës, teksa duket se ende nuk janë zhdukur.

Skuadra ditën e djeshme nuk ka kryer një stërvitje të mirëfilltë, por lojtarët i janë nënshtruar një faze rehabilitimi për të ulur ngarkesën muskulore të shkaktuar nga ndeshja e djeshme.

I vetmi që ka munguar ishte pikërisht Skuka, i cili është në dyshim për ndeshjen me Skënderbeun, e cila luhet vetëm pas dy ditësh.

Ndërkohë, Hadroj, i cili la fushën gjithashtu mes dhimbjesh prej problemeve fizike, është në gjendje optimale dhe gati për të luajtur në betejën ndaj Skënderbeut.

Komentoni!