Kupa e Shqipërisë tashmë ka katër gjysmëfinalistet e saj. Partizani u kualifikua sot pas fitores 1-0 kundër Dinamos. Por janë edhe tre skuadra të tjera të cilat mbeten në garë për triumfin në këtë aktivitet e sigurisht edhe për një vend në Europë.

Kupa është tashmë një aktivitet që merr rëndësi shumë të veçantë për disa nga këto skuadra që janë mbrapa në renditjen e kampionatit dhe që e shohin këtë turne si “justifikimin” e një sezoni që nuk ka shkuar ashtu siç pritej.

Katër skuadrat gjysmë-finaliste janë Partizani, Laçi, Vllaznia, dhe Teuta. Megjithatë, për të mësuar se si do të jenë kryqëzimet e ardhshme në rrugën deri në finale, duhet pritur muaji mars. Atëherë parashikohet që të hidhet shorti, pak javë para ndeshjeve të para gjysmëfinale.

Sipas kalendarit të sezonit të FSHF-së, ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 30 mars dhe më 13 prill, për të përcaktuar më pas ekipet që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë që o të luhet në muajin Maj.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin