Hoxha: Ndeshjet shijojnë më shumë kur i fiton me vuajtje

Pas kualifikimit të Partizanit në Kupë ndaj Dinamos, portieri i të kuqve tha se kishte qenë më shumë gjendja psikologjike ajo që e kishte shqetësuar në këtë edicion duke e lënë jashtë fushave të lojës njëlloj si dëmtimi që kishte pësuar.

Vuajtëm se ndeshja ishte 1-0, se edhe kur nuk të mbyll kundërshtari në zonë, frika është gjithmonë kur vjen në gjysmëfushën tënde. Ti je gjithmonë duke vuajtur, si të mbrosh rezultatin. Megjithatë, ndeshjet shijojnë më shumë kur i fiton kështu me vuajtje.

Nuk ka qenë një sezon shumë i mirë për mua, për shumë arsye, që i kam vetë dhe nuk dua të ndaj me publikun, Megjithatë, kemi parë në botë shumë lojtarë që nuk janë gjatë gjithë karrierës në majë, ka ulje e ngritje. E mira është të mos kesh shumë ulje të mëdha, por e rëndësishme është të ngrihesh, se futbolli është sidomos në anën psikologjike, duhet të jesh shumë i qetë. Unë nuk është se kam qenë aq i qetë, edhe pse jam 34 vjeç, kam 9 vite këtu, por nuk kam qenë shumë i qetë këtë sezon. Por besoj se i kemi kaluar pas krahëve situata, të shohim para dhe jemi në rrugën e duhur. Ekipi po bën mirë, dhe shpresoj të jetë një pikë kthese për ne bashkë.

Pa diskutim që ne do të luftojmë te të dyja, por Kupa dihet që me pak ndeshje shkon në finale. Unë them t’i vihemi Kupës, jo se do të lëmë kampionatin, por do të preferoja Kupën. Nëse e arrijmë objektivin nga Kupa, në kampionat jemi të çliruar dhe nuk do të jetë presion aq i madh.

Jemi pak lojtarë të vjetër, shumica janë të rinj dhe unë besoj se jemi një grup shumë i mirë, jo se dua të mburrem për këtë.

Është e vërtetë që kam qenë i dëmtuar dhe vuaj akoma atë dëmtim. Por nuk është se nuk kam luajtur se nuk ka qenë momenti im, nuk kam luajtur se mendova që të mos përkeqësoja problemet.

Gjysmëfinalet? Unë nuk kam asnjë preferencë, shorti është short. Kështu që ndoshta shpresoj ndoshta te Skënderbeu… Ndjesë, nuk është, te Teuta ose Vllaznia

Alban Hoxha

Komentoni!