Partizani shëtitje në Elbasan Arena, fiton 4-0 (Video)

Në “Elbasan Arena” Partizani ka arritur nje fitore te thelle me shifrat 4-0 kunder Teutës. Një sfidë pa shumë histori për durrsakët të cilët u “shpërfytyruan” që në pjesën e parë me demat që arritën të dërgonin dy herë topin në portën e Qirkos.

Jane dashur vetem 100 sekonda qe Partizani te gjejë golin e epërsisë me anë të Xhuliano Skukës. Nje gjuajtje perfekte qe nuk i le asnje shans portierit.

Goli i dytë do të vinte nga këmbët e Tedi Carës në minutën e 28-të, për t’i dhënë qetësinë skuadrës së Dritan Mehmetit. Skuka drejton drejt portes nje top, dhe aty Cara ben devijimin e duhur nga nje meter larg dhe e dergon ne rrjete.

Eljon Sota në minutën e 60-të treshifroi rezultatin ndaj Teutës e cila ishte inegzistente në fushën e lojës.

Ndërsa kishte vend edhe për golin e 4-të në minutat e fundit të shtesës, me Junior që vulosi rezultatin final 4-0. Anësori Agaraj anulon golin për pozicion jashtë loje, por pamjet filmike jane te qarta dhe tregojne lojtarin e Teutës, Jazxhi, qe është në vijën fundore dhe mban tërësisht në lojë Zhuniorin. Ndërhyn VAR-i dhe e cilëson golin të rregullt .

Me këtë fitore Partizani shkon në kuotën e 25 pikëve, ndërsa Teuta ngelet në 21 pikë.

Një koment

Komentoni!