Nuk kishte si te shkonte me bukur se kaq. Partizani fitoi derbin e javës së 33-të në Superiore, me shifrat 2-1 përballë Tiranës, dhe 3 javë para fundit, është shpallur edhe matematikisht kampion në kampionat.

Partizani-festa

Heroi i ndeshjes ishte shkodrani Çinari, që me dopietën e tij vendosi takimin. Ndeshja nisi e ekuilibruar me të dy ekipet që nuk po rrezikonin shumë, por në të 30-tën skena ishte për Çinarin, që me një goditje fantastike nga rreth 30 metra, zhbllokoi rezultatin.

Partizani mori zemër, por gjithsesi në të 41-tën ishte Greca që vuri sfidën në baraspeshë, pas një pasimi të bukur të Ngosë. E para u mbyll në barazim.

E dyta u nis gjithashtu pa shumë raste, me ekipet që nuk donin kurrsesi të humbnin këtë takim. Për fitoren dhe për t’i dhënë titullin Partizanit, mendoi sërish Çinari, që u harrua në minutën e 73-të nga mbrojtja e Tiranës, dhe pas një asisti fantastik të Trashit, ishte shkodrani që mposhti Abibin.

Deri në fund, Partizani e mbajti këtë fitore, dhe tani është zyrtarisht kampion i Shqipërisë, me 68 pikë, +13 më shumë se Kukësi, 3 javë nga fundi. megjithese ka akoma edhe tre ndeshje per tu luajtur, te kuqte jane tashme te qete pasi shpallen kampion dhe marrin titullin pas 26 vitesh.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin