Partizani mposhti me rezultatin 2-0 Skënderbeun ne sfidën e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, të vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë Superiore.
Golat e Belicës dhe Asanit rikthyen te fitorja skuadrën e Skënder Gegës, pas humbjes në fundjavë ndaj Luftëtarit. Një dominim i skuadrës së kuqe në sfidën e sotme, përballjë një Skënderbeu, që pavarësisht se provoi disa herë, nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.
Me triumfin e sotëm Partizani u ngjit në kuotën e 57 pikëve duke ruajtur në +9 diferencën nga ndjekësit e Kukësit. Ndërkohë në krahun tjetër korçarët janë pozicionuar në vendin e 6-të me 40 pikë, 4 më pak se Flamurtari i vendit të tretë.
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Trashi, Atanda, Hila, Asani, Duka, Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega