Komisioni i Disiplinës ka bërë publike edhe vendimet për incidentet e ndodhura në javën që kaloi në futbollin shqiptar. Pas incidenteve te ndeshjes se fundit kunder Flamurtarit ku disa tifoze u futen ne fushe dhe u konfrontuan me fotografin e kipit mik, Partizani eshte denuar me 2 ndeshje brenda pa tifozë si dhe gjobë në masën 200 mijë lekë për dështim në përmbushjen e përgjegjësive.
Ky dënim i Komisionit të Disiplinë nuk i penalizon tifozët e Partizanit për ndeshjen derbi, pasi masa ndëshkimore është vetëm për ndeshjet që të kuqtë do të luajnë brenda fushë. Pra në derbin Tirana-Partizani do të jenë prezent të 2 tifozeritë.
Vendimet e Disiplines per Partizanin:
- FK “Partizani”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes kundër “Flamurtari” FC duke mos garantuar sigurinë e zyrtarit të ekipit kundërshtar, në bazë të Nenit 64/b)/c)/e); 65/1 dhe 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) Lekë.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Partizani” U-19, Joan Cela dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Joan Cela vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.