Partizani humb 1-0 në Laç, vendos një penallti e dhuruar nga arbitri

Partizani ka humbur 1-0 ne Lac dhe ghithecka eshte vendosur me nje penallti skandaloze ne fillim te pjeses se pare. Nje faull inekzistent, jashte zone, ka sjelle golin e vetem te ndeshjes. Kjo ishte humbja e parë të kuqve pas 8 ndeshjesh.

laci partizani

Gjithçka u zhbllokua që në minutën e 11-të, nga Ndriçim Shtubina, pasi kryesori Kola akordoi penallti për një faull ndaj Elvi Berishës. Të kuqtë protestojnë për faktin se pretendojnë se momenti i faullit ishte jashtë zone se pari dhe ishte gjithashtu nje simulin i qarte.

Në vazhdimin e lojës, loja ishte e përqendruar në mesfushë, dhe të kuqtë nuk u shfaqën të rrezikshëm sa duhej para portës së Selmanit. Vetëm një pretendim i Asanit në fund të pjesës së parë për penallti, por nuk akordohet nga kryesori Kola.

Pjesa e dyte e ndeshjes nuk ka shume vazhdimesi pasi nderpritet cdo 2-3 minuta per demtime te vensasve. Gega provon me Dukën, Koten dhe Hebajn nga stoli, por pa rezultat.

Nuk ishte nje loje e mire e te kuqve, por ndeshja eshte vendosur nga arbitri me ate penallti ne pjeses e pare. Kështu, “demat” mbeten në vendin e parë, me 46 pikë, ndërsa Teuta eshte ndjekesi me i afert me 39 pike.

Komentoni!