Basketboll Meshkuj, fitore e thellë në Kamëz

Partizani ka udhetuar dje drejt Kamzes per ndeshjen e rradhes te kampionatit be Basketboll per Meshkuj. Fitorja nuk ishte surprize, por ka qene shume me e lehte nga sa pritej. Rezultati ka qene i thelle, 94-46 ne favor te te kuqve. (foto nga Partizani Basket ne Facebook)

Partizani ka fituar perioden e pare 24-15 dhe ka mbullyr ndeshjen ne te dyten, pasi ka patur nje avantazh 15-2. Por te kuqte nuk kane leshuar shume dhe ne dy periodat e mbetura duke i fituar dhe ato 27-13 dhe 28-16.

Kamza Partizani Meshkuj.jpg

“Prisnim reagim ndryshe nga ekipi kundershtar, nuk e kishim parashikuar kaq te lehte. E kishim vleresuar maksimalisht kete perballje, pasi Kamza eshte nje ekip qe te suprizon”, – tha trajneri Fagu.

“Eshte nje fitore qe na jep moral per te vijuar me tej. Shpresat tona per titull do te varen nga ndeshjet play-off” – shtoi trajneri.

Williams ka qene me i miri per te kuqte me 16 pike, ndersa Gjonaj e Gjyzeli kane shenuar nga 11 pike.

Kjo ishte fitorja e tetë ne 12 ndeshje per Partizanin, qe renditet ne vend te dytë ne renditje, por ka nje ndeshje me shume se Teuta. Lendreaj dhe Shirmane jane shenuaesit me te mire skuadres deri tani me nje mesatare mbi 16 pike per ndeshje.

Komentoni!