Kapiteni i fundit kampion Ocelli: Partizani merr titullin me Gegën

Adnand Ocelli ësh të kapiteni i fundit i Partizanit që ka ngritur lart trofeun e titullit kampion. Kjo ka ndodhur në pranverën e 1993-shit dhe, sipas ish-kapitenit, ekipi aktual po sillet si kampion dhe ka besim se në fund të sezonit titulli do të kthehet te Partizani pas një mungese 26- vjeçare.

Ish-mbrojtësi i të kuqve dhe Kombëtares tregon se çfarë ndryshimi ka skuadra në raport me të shkuarën, si dhe vlerëson punën e trajnerit Skënder Gega, që i ka sjellë Partizanit mentalitetin fitues dhe shumë gjëra që i mungonin.

ocelli jpg 420×310

Si e vlerësoni ecurinë e Partizanit në këto 21 javë, duke qenë kryesues dhe i distancuar me 8 pikë nga Kukësi?

Partizani po ruan vazhdimësinë e rezultateve pozitive dhe nuk po bën hapa fals. Skuadra ka arritur një ekuilibër dhe po e administron me kujdes diferencën e krijuar.

Çfarë shikoni ndryshe te ky ekip në krahasim me sezonet e shkuara?

Ndryshime ka në ecuri, ndonëse grupi është thuajse ai që ishte edhe vjet në pjesën e dytë të sezonit. Tani ekipi është kompakt, më i organizuar, si dhe me një dëshirë më të madhe. Është injektuar mentaliteti i fituesit dhe të interpretimit të drejtë. Ndryshimi duket edhe te maksimumi që skuadra po i merr individit.

Në merkato u fol shumë për afrimin e një “pyke”, por ai nuk u gjet…

Merkato është një element delikat, sidomos ajo e janarit. E para, duhen lojtarë që i përshtaten lojës që aplikon skuadra. Së dyti, duhen futbollistë të përgatitur dhe të kenë qenë aktiv, plus që të adaptohen sa më shpejt me ekipin. Ndryshe nuk vlen, nëse ai vjen në formë dhe sinkronizohet në fund të sezonit. Përveç këtyre faktorëve që përmenda, lëvizjet në merkato varen edhe nga financat.

Mund të ketë lojtarë të mirë, por që nuk përshtaten, apo lojtarë që përshtaten, por kushtojnë. Të gjitha këto kushtëzojnë mundësitë.

Duke qenë +8 pikë nga Kukësi, tani a e ka vetë në dorë Partizani titullin dhe nga çfarë duhet të ruhet në javët e mbetura?

Në këto momente, në këto rrethana dhe në këtë formë, mendoj se Partizani do të dijë ta ruajë diferencën dhe ta administrojë drejt këtë shkëputje. Nuk ka vend për eufori, por mendoj se është më afër titullit se rivalët e tjerë.

Marre nga Panorama

Komentoni!