Panorama Sport paska pyetur sot “a u trukua ndeshja dhe gara?” duke analizuar fenomenin “Kamza” (problemet me vonesat në pagesat e lojtarëve) nga një këndvështrim krejt unik dhe për më tepër premierë.

goll.png

E thënë me fjalë të tjera Partizani paska trukuar krizën financiare të Kamzës, e si rrjedhojë edhe vetë ndeshjen, e për pasojë edhe vetë kampionatin dhe gjithë futbollin shqiptar. Sigurisht jo e thënë kaq vrazhdë dhe drejtpërdrejt, por pak a shumë kjo nënkuptohet.

Është tejet e ulët të përmendësh Partizanin për trukim e manipulim ndeshjesh a gare, ndërsa në anën tjetër ke heshtur për trukimet e manipulimet e vërteta, deri në atë masë sa futbolli shqiptar nuk u bë gazi i botës. Nëse sot kushdo bën një kërkim në Google për “albanian football”, në faqen e parë të rezultateve të kërkimit dalin artikuj me frazën e famshme “fixing matches like nobody has done before in the history of the game”.

Nuk befasohemi aspak nga vigjilenca e lartë e mediave për të shitur moral në dëm të imazhit të FK Partizani, por kjo e fundit tejkalon çdo lloj imagjinate.

Në një futboll ku “trukohet” edhe caktimi i gjyqtarëve të ndeshjeve, intepretimi i rregullave të lojës, madje trukohen edhe vetë moviolat televizive e opinionet e specialistëve, Partizani listohet shumë më poshtë në renditjen e “mëkatarëve”. Para Partizanit në këtë renditje janë edhe mediat që akoma nuk i kanë bërë analizë krahasuese raportimeve të “sukseseve historike të futbollit shqiptar” dhe raporteve të hetimeve të “fiksimit të ndeshjeve si askush më parë në historinë e lojës”.

Nga faqja e Facebook

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin