Mensah nuk lëviz nga Partizani

Emmanuele Mensah do të vazhdoj të luajë edhe për të paktën deri në fund të këtij sezoni me fanellën e Partizanit. U fol shume per nje largim te mundshem te sulmuesit, por ai do te qendroje me skuadren qe vazhdon te luftoje per titull kete sezon duke mbajtur vendin e pare ne renditje.

Emmanuele Mensah

Vetëm dy ditë më parë trajneri Skënder Gega ka pasur një takim kokë më kokë me presidentin Gazmend Demi dhe mësohet se Mensah nuk ka qenë fare diskutim për t’u larguar. Lojtari është në planet e Gegës, pavarësisht se nuk ka qenë titullar i padiskutueshëm. Megjithatë, ai ka luajtur 18 nga 19 takime deri më tani në kampionat.

Në klubin e kuq janë habitur se si Tirana është bërë pjesë e një loje menaxherësh, në një kohë që të ardhmen e lojtarit e vendoste vetëm Partizani. Burime tek “demat” tregojnë se klubi bardheblu nuk ka bërë ofertë zyrtare për lojtarin. Por, gjithsesi ky është një diskutim i mbyllur tashmë dhe Mensah do të vazhdojë të jetë nën urdhrat e Gegës.

Komentoni!