Partizani ka afruar sot një tjetër futbollist mesfushor. Bëhet fjalë për Kevin Mobilo, 25-vjeçari finlandez që luan në krahun e djathë të mesfushës. Klubi zyrtarizoi sot afrimin e Mobilos, i cili ka luajtur për disa skuadra të njohura në të kaluarën, ku ekipi më i njohur është Inter Turku. Mobilos do të jetë pjesë e “Demave” deri në vitin 2020.

Kevin Mobilo

Njoftimi nga klubi:

Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Kevin Mombilo. Mesfushori i djathtë ka nënshkruar sot kontratën me drejtuesit, e cila do të jetë e vlefshme deri në 2020. 25 vjeçari me origjinë nga Kongo dhe pasaportë finlandeze mbërrin tek të kuqtë pas eksperiencave pozitive në kampionatin Finlandez ku është aktivizuar te ekipet Inter Turku, PK-35 Vanta, Honka dhe së fundmi PS Kemi. Gjithashtu Mombilo ka qenë edhe kontingjent i ekipeve kombëtare të moshave të Finlandës.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin