Trajneri Gega zgjat kontratën deri në 2020

Partizani nis me “lojën” e zyrtarizimeve. Ditën e djeshme ka nënshkruar kontratën e re trajneri Skënder Gega, ndërkohë që sot klubi i kuq ka dalë me njoftim për marrëveshjen e bërë mes palëve. Sikurse thuhet në deklaratë, kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2020.

skender gega partizani

“Klubi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me trajnerin Skënder Gega. Tekniku 55 vjeçar dhe klubi kanë rinovuar sot kontratën mes palëve, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2020. Gega i cili mori drejtimin e ekipit në fillim të këtij sezoni futbollistik, përgjatë gjysmës së parë të Kategorisë Superiore regjistroi një ecuri mjaft pozitive, duke siguruar edhe titullin simbolik ‘Kampion i Dimrit’ në përfundim të dy fazave të kampionatit”, njofton klubi i Partizanit.

Komentoni!