Partizani shpallet kampion dimri

Një javë përpara fundit të fazës së dytë, Partizani merr një dhuratë të veçantë nga Luftëtari me gjirokastritët që thyen Skënderbeun duke e dërguar në gjashtë diferencën dhe duke i dhuruar ekipit të kuq titullin simbolik, kampion dimri.

gol.jpg

Askush nuk ka bërë më mirë se Partizani deri në këtë pikë të sezonit: 11 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje, 18 gola të shënuar dhe 8 të pësuar. I vetmi detaj që stonon është sulmi, 18 gola në 17 javë kampionat, janë shifra që nuk i shkojnë përshtat një ekipi kryesues dhe pikërisht duke iu referuar këtij detaji, këtu pritet të përqendrohet edhe merkato e ekipit kryeqytetas. Skënder Gega është i vetëdijshëm se dy fazat e dyta pritet të jene edhe më të vështira, kjo u reflektua edhe në javët e fundit ku siguruan 1 fitore 2 barazime dhe 1 humbje.

Në këto kushte gjetja e një sulmuesi cilësorë është primarë, por sigurisht edhe mbrojtja, pavarësisht se kanë bërë shumë mirë deri në këtë pikë të sezonit edhe ky repart ka nevojë për një ndonjë element cilësorë por ashtu edhe mesfusha, pasi ky kampionat i cili pritet të bëhet edhe më i ashpër.

Përpara se të hidhen në sulm në merkato, Partizani duhet të luajë edhe një sfidë të fundit, atë kundër Luftëtarit.

Komentoni!