Është mbyllur sot faza e parë e Superligës në basketboll për meshkuj, teksa janë luajtur tri takimet e javës së 10-të.
Një fitore të rëndësishme korri sot Partizani, që mundi 82-75 Vllazninë në “Asllan Rusi”, një fitore me vlera e skuadrës së kuqe, që jo vetëm konsolidon vendin e dytë, por edhe lë në vendin e fundit ekipin shkodran.
Miqtë pretendonin shumë nga kjo sfidë, por ende përforcimet e muajit të fundit nuk po japin atë që pritet në fushë. Partizani ishte më solid dhe konkret në parket, duke e dominuar sfidën.