Pak orë pasi skuadra e Partizanit fitoi Kupën e Shqipërisë në volejboll për femra edhe ajo e meshkujve përsërit të njëjtin rezultat, duke rrëmbyer trofeun e radhës. Skuadra e “kuqe” e drejtuar nga trajneri Ylli Tomorri mposhti 3-0 Studentin në finale, ndeshje e luajtur në sallën sportive “Feti Borova” pranë Tirana Olimpik Park.

volejboll meshkuj.jpg

Një fitore e lehtë, ashtu sikurse edhe pritej e skuadrës së Partizanit, që në të trija setet pati epërsi në fushë, e dominoi lojën dhe arriti t’i fitojë setet me diferenca pikësh. Studenti nuk pati asnjë shans të triumfojë, bëri një lojë me hope, duke qenë gjithnjë në ndjekje të Partizanit.

Të trija setet ishin nën komandën e kuqe, që pati epërsi gjatë gjithë kohës, duke u shkëputur dhe fituar me lehtësi 25-16, 25-18 dhe 25-21. Vetëm në pikët e para të setit të tretë Studenti rivalizoi disi, por u thye shpejt, një lojë e brishtë e skuadrës së trajnerit Demi, që edhe pse tregoi dëshirë, kjo nuk mjaftoi.

Partizani më i kompletuar dhe më i fortë teknikisht, u shkëput dhe e thelloi diferencën në të trija setet, duke e merituar fitoren dhe mbron trofeun fituar një vit më parë. Të kuqtë festojnë me meritë këtë trofe, një sukses i dyfishtë i klubit të kuq, si me meshkujt ashtu dhe me femrat.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin