Në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit u zhvillua sot në mbrëmje Kupa e Shqipërisë në peshëngritje, aktiviteti i parë i këtij viti organizuar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes. Një aktivitet që ishte një test i mirë për të gjithë sportistët kandidatë që do të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi në Europian, për të parë gjendjen fizike në prag të këtij turneu të rëndësishëm.
Në pedanë janë ngjitur pothuajse të gjithë shtangistët më të mirë, të cilët nuk kanë zhgënjyer, duke arritur rezultate të mira.
Te femrat pjesëmarrja ishte e vogël, teksa morën pjesë ekipet e Tiranës, Elbasanit, Skëndërbeut dhe Partizanit. Partizani ka triumfuar vetem ne nje peshe, ate te 75kg, ku Elona Allmuca ka ngritur 83kg.