FSHF ka marre sot nje vendim skandaloz per te rikthyer Partizanin B ne Kategorine e Dyte. Vendimi vjen nje muaj e gjysem pas ndeshjes qe Partizani B fitoi me rezultatin 4-1 kunder Sopotit, por vetem disa ore pasi Partizani ihste ankuar ne FSHF qe keta te fundit te marrin masa ndaj Skenderbeut qe ishte denuar nga UEFA per trukime ndeshjesh.
Skandali ne kete ceshtje eshte se FSHF ne vendimin e tyre zyrtar pranon se Partizani B ka ndjekur Rregulloren e Aktivitetit të sezonit 2015 – 2016 për Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë perpimerisht. Por kjo rregullore eshte shkruar me gabime nga FSHF, dhe Partizani B duhet te kishte ndjekur rregulloren qe kishte ndermend FSHF-ja, jo ate qe kishte shkruar.
“konstatohet fakti që në Rregulloren e Aktivitetit të sezonit 2015 – 2016 për Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë, në publikimin e bërë nga ana e FSHF, nuk rezulton të jetë pasqyruar kjo vendimmarrje e Komitetit Ekzekutiv. Çka bën që në vështrim të tekstit të publikuar në përmbajtje të këtyre rregulloreve shkelja e pretenduar të jetë realizuar pa faj nga KF “Parti…zani B”. “
Pra Partizani B ka bere cdo gje sipas rregullores se sezonit 2015/16 te publikuar nga vete FSHF, por FSHF e denon pasi ka harruar te shkruaj sic duhet rregulloren. Per te denuar Partizanin B perdor rregulloren e kampionatit te vitit 2013. Ky eshte arsyetimi i FSHF-se:
“në bazë të vendimit Nr.3 datë 11.11.2013 të Komiteti Ekzekutiv të FSHF është përcaktuar se nuk lejohet aktivizimi i lojtarëve që kanë luajtuar me ekipin e parë brenda 24 orëve nga zhvillimi i asaj ndeshje.”
Pra sipas FSHF-se, nje skuader kur fillon sezonin, pervec rregullores se kampionatit aktual duhet te shfletoje cdo vendim qe ka marre FSHF qe nga krijimi i saj se mos shkelin ndonje rregull. Si duhet ta dinte trajneri dhe stafi i Partizanit B kete rregull nga 2013? Po sikur te gerrmojme me thelle dhe te gjejme ndonje rregull nga 50 vite me pare, a mund ta perdorim per kete sezon?
Shpresojme qe klubi te apeloje ne UEFA, pasi eshte e qarte qe gabimi i vetem ne kete histori eshte nga FSHF ne hartimin e Rregullores se Aktivitetit të sezonit 2015 – 2016. Per gabimet e tyre nuk ka pse denohen djemte e Partizanit B dhe stafi qe kane bere nej pune te mrekullueshme gjate ketij sezoni.