29 vjet më parë, pikërisht më 17 maj 1987, Partizani shpallej kampion për sezonin 1986-1987. Ndeshja e fundit, që e kurorëzoi me “kurorë” ekipin e kuq ishte barazimi 1-1 në “Subi Bakiri” të Gjirokastrës, ndaj Luftëtarit vendas. Ishte një brez i madh talentesh, futbollistësh të rinj, shumica me moshë nën 25 vjeç, si Lefter Millo, Nand Ocelli, Ylli Shehu, Roland Agalliu, Ledjo Pano, Niko Frashëri, Eduard Kaçaçi, Sokol Kushta, Besnik Bilali, Eqerem Memushi, Edmond Alite, Andon Nikolla, Fatmir Hasanpapa, Skënder Gega etj., ndërthurur me përvojen e senatorëve, si Ilir Lame, Genc Tomorri, Perlat Musta dhe Arjan Hametaj.

partizani 1987

Pa mohuar drejtimin teknik nga trajneri i shquar, Neptun Bajko, që solli frymë të re në ekip. Një Partizan që bënte lojë të mirëfilltë sulmuese, me një treshe sulmi shume të fortë, si Kushta-Shehu-Agalliu, apo një dyshe e artë nga krahet, si Lame e Millo. Ishte një ekip shumë i fortë, i cili i dha tonin kampionatit që nga javët e para.

Ky ishte titulli i 14-të kampion për të kuqtë dhe i fundit në kohën e komunizmit, sepse më pas, në vijim, Partizani mori 4 tituj nënkampionë, deri në vitin 1992, gjithnjë duke qenë ekip i madh dhe i frikshëm për çdo kundërshtar. Nderim e nostalgji për këtë ekip kampion, me personazhet futbollistë, që i kemi ende gjallë. Ftojmë ish-lojtarët e kësaj periudhe, të brezit kampion të vitit 1987, të japin ndonjë kujtim në respekt të tifozëve.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin