Basketboll Meshkuj, Partizani Mund Apolonine 79-63

Partizani ka rigjetur vendin e tretë të renditjes dje, pasi në ndeshjen e parë të javës së 14-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që nijhet si Superliga, të luajtur në “Ramazan Njala” të Durrësit ka fituar me Apoloninë, 63-79.

615X315867808_Basketboll-Meshkuj-Partizani-Pushim.jpg

Të kuqtë e kanë dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund ndeshjen e luajtur në fushën e tyre, duke i fituar të katër pjesët kanë fiksuar rezultatin përfundimtar 79-63.

Tashmë luhen dhe dy ndeshje sot, ndërsa në qendër të vëmendjes do të jetë kryesfida e javës Vllaznia-Tirana. Në prag të kësaj ndeshjeje, bardheblutë mbajnë vendin e parë në renditje, me 25 pikë, një më tepër sesa shkodranët e vendit të dytë. Pas të kuqve të vendit të tretë, me 22 pikë, renditet Kamza Basket, që ka dy pikë më pak, por është mysafire në Vlorë për t’u përballur me Flamurtarin vendas.

Komentoni!