Basketbollisti i shquar i Kombetares shqiptare dhe Partizanit, Agim Fagu, eshte zgjedhur si sportisti me i mire i te gjitha koherave ne mbrëmjen Gala kushtuar personaliteteve të fushës së sportit qe u organizua nga TeleSport dhe Sport plus.
Agim Fagu eshte nje basketbollist qe do te mbahet mend gjate te Partizani pasi aty ka fituar shume kampionate e kupa por ka lene shenje edhe ne arenen nderkombetare, ku mund te vecohet ndeshja kunder italianeve te Oransoda. Ne at endeshje ai shenoi plot 48 pike (nuk kishte 3-pikesha) dhe mori dhe medalje nderi nga FIBA.
Gjithashtu Fagu ka bere shume per sportin e basketbollit ne Shqiperi edhe pasi mbylli karrieren, duke qene vazhdimisht i lidhur me zhvillimin e tij.
Agim Fagu ne 2011 ka marre edhe medaljen “Për shërbime të Shquara” me motivacionin “për arritje të jashtëzakonshme në sportin e basketbollit, si një ndër sportistët shqiptarë më të mirë të të gjitha kohërave. Për kontributin e veçantë të dhënë në klubin sportiv “Partizani” dhe për kombëtaren shqiptare të basketbollit, si dhe për rritjen e reputacionit të basketbollit shqiptarë, si brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë”