Hetim per privatizimin e terreneve te klubit?

Gjykata e Tiranës ka hedhur poshtë pretendimin e familjarëve të Jamarbër Malltezit, lidhur me deklaratat e deputetit Taulant Balla, për privatizimin e pronave të Sport Klub Partizanit. Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesë- padinë për shpifje të familjarëve të Malltezit, sipas të cilës, ata kërkonin 100 milionë lekë dëmshpërblim.

Pas vendimit, deputeti ka thënë se ky vendim i hap rrugë hetimit të privatizimit të pronave të Sport Klub Partizanit, një pjesë e të cilave janë marrë pikërisht Jamarbër Malltezi.

“Vendimi i gjykatës i hap rrugën një hetimi të plotë të privatizimit të Sport Klub Partizanit dhe të pronave të tjera të ushtrisë shqiptare të shitura me vlera qesharake. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të fillojë menjëherë hetimin për këtë çështje. Provat tona, të cilat ia paraqitëm Gjykatës, janë të plota dhe tregojnë qartë abuzimet” tha Balla.

Terrenet e klubit Partizani u moren disa vite me pare dhe shkaktuan pikiaten e klubit te kuq qe mbeti mes kater rrugeve. Atehere pati shume akuza dhe protesta per veprimet e qeverise dhe bashkise, por nuk u be asgje nga keta te fundit dhe Partizani u detyrua te leshonte terrenet ku stervitej prej dekadash te tera.

Tashme nje pjese e mire e atyre fushave ku stervitej skuadra e pare, moshat dhe sportistet e sporteve te tjera te klubeve te kuqe, eshte zene nga ndertesa. Veshtire se nje hetim per kete ceshtje do te sillte ndonje perfitim tani per klubin Partizani, pasi eshte shume i vonuar, por gjithesesi eshte nje hap i vogel.

Komentoni!