Tifozet spektakël dhe festë edhe në humbje

“Krenar pėr ju, sidoqoftė!”. Kėshtu titullohej pankarda e shfaqur nga ultrasit e kuq nė minutat e fundit tė ndeshjes, edhe pse skuadra e tyre, Partizani, po humbiste 1-3 ndaj Tėrbunit. Njė mbėshtetje, ajo e tifozėve tė “demave”, qė meriton notėn 10, nė ndryshim nga skuadra, e cila “mungoi” nė kėtė takim. Madje, mbėshtetėsit e kuq, kanė pritur deri nė fund dhe kanė duartrokitur skuadrėn e tyre pėr njė sezon sakrificash.

Por, euforia e tifozerisė sė kuqe, nė njė ditė me shumė evenimente, nisi mė herėt, dy orė pėrpara ndeshjes, kur nė bulevardin qė tė çon nė sheshin “Nėnė Tereza”, disa makina me flamuj tė Partizanit dhe me buri kanė shėtitur, duke i dhėnė kėshtu atmosferėn e duhur kėtij takimi. Gjithashtu, edhe autobuzat e Pukės kanė mėbrritur njė orė pėrpara.

Por, episodi mė i shėmtuar ka ndodhur sidomos nė pjesėn e parė, kur policia ka mbajtur tė mbyllura dyert dhe nuk ka lejuar qė tifozėt tė futen nė stadium, pasi nuk kishin bileta. Madje, tifozėt e Partizanit kanė konfrontuar edhe me policinė, nė tenativė pėr tė hapur dyert. Nė pjesėn e dytė, tifozėt kanė vershuar nė stadium, pasi janė hapur dyert dhe nė tribuna pėrballė thuajse ėshtė mbushur, ashtu si ajo kryesore, e cila ishte plot qė nė fillim tė takimit.

Nė pamundėsi pėr tė gjetur biletė me ēmim mė tė lirė, tifozėt janė acaruar dhe ėshtė dashur ndėrhyrja e policisė pėr tė qetėsuar gjakrat dhe pėr tė rregulluar gjendjen. Policia, nė fillim tė ndeshjes, shoqėroi nė komisariat rreth pesė tifozė tė Partizanit, pasi kishin krijuar tension dhe konflikt, tė hyrja kryesore e tribunės pėrballė. Kjo ka ardhur edhe per shkak se sportelet e shitjes se biletave ishin mbyllur para kohe.

Ndėrkaq, tifozėt e Partizanit, qė tė zhveshur mbėshtetėn skuadrėn si nė pjesėn e parė, ashtu edhe nė tė dytėn, krijuan njė dekor festash, me parrulla, por sidomos me fishekzjarre dhe me tymues tė hedhur nė fushė. “Ultras Guerrils” kane brohoritur pa pushim gjate gjithe ndeshjes duke bere qe te harrohej se po luhej nje per nje trofe pa shume vlera, sidomos per koleksionin e skuadres se kuqe.

Nė tribunėn e “Selman Stermasit”, qė ka qenė e mbushur plot, nuk kanė munguar edhe personat Vip, por Partizani ka tėrhequr sidomos vėmendjen edhe tė botės sė aritt, pasi i pranishėm ishte kėngėtari i njohur, Aleksandėr Gjoka.

Eshte per tu pershendetur fakti se nuk ka pasur asnjė konflikt mes dy tifozerive, qė janė sjellė shumė mirė. Edhe nė fund tė takimit, madje festa e Tėrbunit pėr kėtė sukses ka qenė me harmoni dhe e qetė, ndėrsa tė gjithė kanė duartrokitur. Kjo ka te beje edhe me faktin se te dyja skuadrat kishin siguruar tashme ngjitjen ne Kategorine e Pare.

Komentoni!