
Partizani, ky emėr i madh i futbollit shqiptar, i njohur brenda e jashtė vendit si ekip qė ka bėrė njė histori tė pasur, fitues si nė kampionat dhe nė kupė, madje i vetmi ekip shqiptar qė posedon edhe njė trofe ndėrkombėtar (Kupė Ballkanike), kėto vitet e fundit u ka munguar niveleve tė larta tė kampionateve tė luajtura nė Shqipėri.
Rėnia e Partizanit nga superliga nė 2008, vijimi nė kategorinė e parė pėr dy vjet dhe rėnia nė kategorinė e dytė, ku luan aktualisht, pėrbėn dramėn e kėtij ekipi pėr tė cilėn ėshtė shkruajtur e folur jo pak.
Nuk duam qė nė kėtė shkrim tė themi kush ishin shkaqet qė e kanė ēuar Partizanin nė nivelet mė tė ulta tė futbollit tė luajtur tek ne, sepse ato tashmė dihen. Sot jemi nė kohėn kur shpresat pėr ringritjen e ekipit ekzistojnė dhe janė reale. Stafi dhe lojtarėt po bėjnė maksimumin pėr tė qėndruar nė krye tė grupit B, qė tė sigurojė ngjitjen nė kategorinė e parė pa ēka se ana finaciare ka vazhduar tju mungojė edhe pse Ministria e Mbrojtjes i ka nė administrim.
Tifozėt e Partizanit qė e mbajtėn gjallė ėndrrėn pėr tė rikthyer legjendėn nė nivelet e larta tė futbollit, janė shpirti qė e kanė frymėzuar dhe po e mbėshtesin nė ditėt mė tė vėshtira tė historisė sė tij. Kur tė gjithė e braktisėn kėtė ekip, madje edhe kur atyre ju muarėn tė gjithė asetet e kushtet qė kishte klubi i Partizanit pėr akomodim dhe stėrvitjes, kur u larguan lojtarėt e trajnerėt pėr shkaqe tė mungesės financiare, vetėm tifozėt mendonin pėr Partizanin.
Ata dhe vetėm ata kanė meritėn e parė pse ky ekip ka mbijetuar, pa dashur tė harrojmė tė gjithė lojtarėt e brezave tė Partizanit ndėr vite dhe gazetarėt e specialistėt qė nė jo pak herė e kanė quajtur superligėn tonė pa Partizanin si gjellė pa kripė.
Kėta tifozė qė e duan Partizanin si gjėnė mė tė shtrenjtė e kanė mbėshtetur ekipin nė tė gjitha ndeshjet, si brenda dhe jashtė Tiranės. Ata kanė lėnė gjurmėt e tyre me sjelljen dinjitoze nė fusha e stadiume si nė Kėlcyrė, Bilisht, Pėrmet, Tepelenė, Kuēovė, Librazhd dhe po pėrgatiten ta mbėshtesin dhe inkurajojnė ekipin drejt fitores edhe nė transfertėn e radhės kėtė tė diel nė Pėrrenjas.
Kjo tifozėri tashmė e konsoliduar me logo, organizim me djem tė rinj, burra tė pjekur, madje dhe tė moshuar ka krijuar brezat mbi tė cilėn po rilind jo vetėm ekipin, por po rrit, konsolidon e zhvillon vetveten nė misionin e saj pėr tė pėrkrahur ekipin e zemrės, Partizani, dhe pėr ta ēuar atė nė majat e futbollit tonė kombėtar, ashtu siē e ka pasur traditėn e tij ky ekip legjendė.
Fotot e videot e tyre tani lėnė gjurmė jo vetėm nė mediat e shkruara e audio-vizive, por edhe nė site nė internet. Aty ata kanė krijuar faqet e tyre ku japin mendimet, vrejtjet e sugjerimet pėr lojėn e ekipit si dhe bėjnė tė gjithė njoftimet pėr organizimet e ndryshme nė aksionet e tyre sportdashėse.
Partizani luan nė kategori tė dytė, por mbėshtetjen e tifozėrinė do tia kishin zili dhe Tirana e Dinamo qė luajnė nė superiore. Jo mė kot dhe nė stadiumin Selman Stėrmasi, ku luan ndeshjet brenda Partizani, biletat janė me njė ēmim mė tė lartė se sa kur aty zhvillohet njė ndeshje e superiores. Edhe menaxhuesit e stadiumit e dinė se me Partizanin fitohet, sepse me Partizanin ka tifozėri tė rregullt qė e duan me shpirt ekipin dhe ata shohin dhe ndjekin vetėm Partizanin.
Pėr ata nuk ka futboll pa Partizanin dhe kėtė e demonstrojnė nė stadium, kur thonė: Ska Dinamo, as Tiranė po nuk pati PARTIZAN. Tifozėria qė duhet respektuar pėr atė qė ka kėrkuar, kėrkon dhe demonstron nė stadiumet e futbollit pėr atė qė ka bėrė, bėn dhe do tė bėjė pėr Partizanin. E nė se deri dje nga kushtet qė u krijuan pėr ekipin e mbėshteste ekzistencėn e ekipit me parrullat nė mure, nė rrugė nacionale, nė parqe e kudo ku mund tė shkruhej, me demonstrime paqėsore nė rrugė, para gjykatės apo federatės, tani ajo po i demonstron shijet e veta tė tifozėrisė nė stadiume e qytete tė ndryshme tė vendit.
Nė Librazhd tifozėt vendas kanė ndjekur e parė me kureshtje e habi gjatė gjithė ndeshjes tifozėt e Partizanit, tė cilėt nė shi dhe nė tė ftohtė kėndonin e brohorisnin ekipin e zemrės, madje tė zhveshur nga mesi e lart, pa parė lojėn qė luanin ekipet nė fushė. Nė fund tė takimit tė gjithė qytetarėt pėrshėndesnin me dorė tifozėt e Partizanit. Ku ka mė bukur se kaq sa tė fitosh respektin e kundėrshtarit, madje nė shtėpinė e tij edhe kur ti ke fituar.
Kjo ėshtė tifozėria e Partizanit qė tani e kanė zili tė gjithė. Ajo nuk ėshtė vetėm nė Tiranė, por nė tė gjithė Shqipėrinė, sepse tė gjithė e duan Partizanin. Kėtė e shpreh dhe thirrja e tyre: “Tirana, Dinamo te plasin nga zilia, se Partizanin e do e gjithė Shqipėria”. E duan tė ngjitet lart e mė lart, pėr tė qėnė nė elitė ashtu si sot nė elitė ėshtė Tifozėria e saj e zjarrtė, qė e do me shpirt PARTIZANIN. Kėtė tė vėrtetė ata e kanė simbolizuar me thėnien e tyre tė zemrės “Pėrjetė me ty PARTIZAN”
Shkrim nga Halil Vata