Legjendat si Panajoti nuk vdesin kurrė

…Futbolli shqiptar ėshtė nė zi, sportdashėsit e shumtė tė futbollit janė nė zi, tė gjithė ata qė e kanė njohur Panajot Panon janė nė zi. Futbolli shqiptar ka humbur legjendën e tij, të madhin e tij të të gjithë këtyre viteve e dekadave të fundit, Panajot Panon. Epokat lindin figura nė ēdo fushė dhe nė futboll epoka lindi njė Pano qė jeta e tij u shua, por jeta futbollistike dhe historia e njė lojtari legjendė si PANO nuk vdesin kurrė.

Lajmi i hidhur pėr tė gjithė shqiptarėt se ėshtė ndarė nga jeta legjenda e futbollit shqiptar Panajot Pano u mėsua ditėn e martė mė 19 Janar 2010. Lajm i hidhur pėr tė gjithė ata qė e kanė njohur tė madhin e futbollit shqiptar, tė madhin e ekipit tė Partizanit, tė madhin dhe tė paarritshmin futbollist deri mė sot nė Shqipėri. Tė gjithė u prekėn nga ky lajm i papritur dhe i hidhur pėr ndalimin e rrahjes sė zemrės sė Panajot Panos, nga njė atak kardiak.

E ky atak i pabesė nuk ka goditur vetėm zemrėn e tė madhit Pano. Ai ka ndaluar tė rrahurat e zemrės sė tij, por ka goditur e prekur zemrat e tė gjithė shqiptarėve qė e kanė njohur Panajot Panon si futbollist por dhe si njeri. Janė prekur tė gjithė por mė tepėr u prekėn e po lotojnė familjarėt me nė krye Ledion, djalin e tij gjithashtu ish futbollist i kombėtrares e Partizanit, u prekėn dhe po lotojnė miqtė e shokėt e tij tė shumtė anė e mbanė vendit, u prekėn dhe po lotojnė pėr tė madhin Panajot plejadat e futbollistėve qė e kanė njohur e luajtur me tė, u prekėn dhe po lotojnė tė gjithė plejadat e futbollistėve tė dalė nga klubi i futbollit Partizani, u prekėn dhe po lotojnė tė gjithė ata qė e duan futbollin shqiptar, ata qė e duan ekipin e Partizanit ku ai u rrit si futbollist, por u prekėn dhe po lotojnė edhe fėmijėt qė sapo kanė nisur tė luajnė futboll e qė ėndrra e tyre ėshtė tė bėhen si i madhi, legjenda e futbollit tone, Panajoti.

Tė flasėsh pėr kėtė legjendė ėshtė e vėshtirė sepse nuk mund tė gjeshė njė figurė si ai qė ka shkėlqyer si futbollist, por nė njė tjetėr aspekt tė flasėsh pėr Panajotin si futbollist e njeri ėshtė shumė e lehtė pėr kėdo, bile edhe pėr atė qė nuk e ka parė e njohur asnjėherė. Panon e njihte loja qė ai bėnte, e njihnin golat e tij tė shumtė, e njihte emri si futbollisti mė i famshėm i Kombėtares e Partizanit nė fushėn e blertė. Me golat e tij spektakolar me gjuajtjet e tij tė menjėhershme dhe tė pandalshme nga portierėt, me driblimet e tij tė papara do ta njihnin edhe mbrojtėsit e ekipeve tė mėdhenj tė Europės, do ta njihte edhe Shultz i kombėtares Gjermane qė vaujti aq shumė nė vitin 1967 nė stadiumin “Qemal Stafa” pėr ta markuar.

Famėn e tij si futbollist e shpėrndanin zėrat e komentatorėve tė futbollit nė radio e televizor anė e mbanė Shqipėrisė. Nė dy dekada nė vitet 1955 deri mė Maj 1975 kur ai do tė dorėzonte fanellėn e tij me numėr 10, do tė ishin vite kur emri e fama e tij e tij si futbollist do tė dominonin ambjentin sportiv nė fushė e jashtė saj. Tė gjithė plajadat e lojtarėve dhe sportdashėsve tė futbollit tė atyre viteve i kujtojnė dhe i kanė akoma tė freskėta thėniet e Mazrekut e Bellovės pėr golat e Panos. Ai ka qenė njė lojtar qė ka lėnė mbresa e kujtime tė pashlyera dhe tė paharruara nė mendjet e atyre qė e kanė parė nė fushėn e blertė tė futbollit. Sprinti i tij i menjėhershėm nuk tė linte kohė tė reagoje. Driblimet e tij sa nė tė majtė e nė tė djathtė gjithashtu nuk u jepnin kohė mbrojtėsve tė reagonin.

Kur Pano merrte topin do tė dridheshin mbrojtėsit e portierėt, sepse e dinin se ēfarė ishte nė gjendje tė bėnte ai me topin. Ai do ta dėrgonte topin atje ku ai dėshironte me njė lehtėsi si asnjė lojtar tjetėr. Pėr cilėsitė e tij si futbollist, pėr golat e tij me Kombėtaren e Partizanin ai ka lėnė mbresa e kujtime tek shokėt e ekipit tė tij, por edhe tek kundėrshtarėt qė nuk kishin se si ta ndalonin, kur Pano merrte topin. Jo mė kot njė trajner i njohur i Tiranės sė atyre viteve kur luante Pano, pėr tė instruktuar lojtarėt e tij se si duhej ta markonin Panajotin nė fushė, mori njė mace e hodhi nė fushėn e stėrvitjes dhe u thotė lojtarėve tė tij kapeni dhe nėse e kapni atėhere unė bindem se do ta mbani e markoni Panajotin. Pano ishte i pakapshėm nga mbrojtėsit, i paarritshėm nė sprintet e gjuajtjet e tij, i paarritshėm si lojtar futbolli, i kompletuar me tė gjitha cilėsitė e nevojshme qė i duheshin njė lojtari nė fushėn e blertė tė futbollit. Po bėhen vite e dekada nė futbollin tonė qė nuk shohim njė lojar si ai, tė kompletuar me cilėsitė e karakteristikat e tij, me tiparet e virtutet e tij si nė fushė e jashtė saj. Ėndrra e ēdo futbollisti ka qėnė e mbetet tė bėhet i famshėm si Pano.

Ky ishte Panajot Pano e kur tani mendon se ai nuk jeton mė, drithėrimat na pėrshkojnė trupin, sytė na lotojnė, zemra na qan e shpirti na dhemb. Futbolli shqiptar ėshtė nė zi, sportdashėsit e shumtė tė futbollit janė nė zi, tė gjithė ata qė e kanė njohur Panajot Panon janė nė zi. Futbolli shqiptar ka humbur legjendėn e tij, tė madhin e tij tė gjithė kėtyre viteve e dekadave Panajot Panon. Epokat lindin figura nė ēdo fushė dhe nė futboll epoka lindi njė Pano qė tani nuk jeton. Nuk jeton mė legjenda e futbollit shqiptar i madhi Panajot, “Mjeshtėri i sportit”, “Mjeshtėr i Merituar”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Nderi i kombit”, por jeton e do tė jetojė nė shekuj lavdia dhe emri i tij si futbollist, kujtimet e golat e tij, jeta dhe vepra e tij si legjendė e pėrhershme e futbollit tonė. U shua Pano si fizik por jo vepra dhe historia e tij. Vepra, jeta futbollistike dhe historia e njė lojtari legjendė si PANO nuk vdesin kurrė.

/Halil VATA/

Komentoni!