Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, dje ka bërë të ditur se dyrrotakëve në vend do t’u shtohet dhe një skuadër e re. Bëhet fjalë për Partizanin, një ekip me shumë tradita në çiklizmin shqiptar, kurse ideja ka gjetur dhe miratimin e shefit të klubit shumësportësh të kuq, Afrim Toles. Koordinatori i veprimtarive kombëtare e ndërkombëtare në FSHÇ, Genc Angjeli, bën të ditur se gjithçka e ka marrë përsipër një ish-çiklist i Partizanit, Alfir Kolgjegjaj, i cili do të jetë në rolin e trajnerit.

ciklizem

“Së pari – thotë Angjeli – baza materiale është, dhe në këto kushte,tashmë së bashku me Kolgjegjajn jemi në kërkim të elementëve të duhur, të cilët do të përbëjnë dhe Partizanin në çiklizëm. Për këtë do të bëhen dhe disa veprimtari. Por, një gjë duhet të kemi parasysh se tashmë krijimi i çiklizmit për klubin Partizani është në rrugë të mbarë”.

Nga Angjeli është mësuar se kanë dështuar dy përpjekje për të ribërë Partizani; një më 2002-in dhe një më 2005. Madje më 2005, ekipi që do të përfaqësonte Partizanin ishte gati, sepse përbëhej nga Ermir Avdolli dhe Jonid Toska e dy maqedonas.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin