
Partizani ka marrë kreun e Superiores pas fitores ndaj Kastriotit dhe pas barazimit të Tiranës me Bylisin.
Sfida u zhbllokua nga Greca në minutën e 9′ teksa në të 39′ Rrapaj riktheu baraspeshën. Në fund të pjesës së parë Da Silva përmbysi shifrat. Në pjesën e dytë Partizani shënoi edhe dy gola të tjerë me Da Silvën dhe Muratajn. Gjithashtu shënoi edhe Sota, por goli u anulua nga VAR-i. Partizani mori kreun pas barazimit 2-2 të Tiranës dhe Bylisit.
“Për momentin nuk kemi çfarë të festojmë. Unë festoj kur fitoj, dhe jo kur mposhten të tjerët. Kemi një ndeshje për të fituar të hënën dhe asgjë nuk ka për të festuar ende”, ka thënë trajneri i Partizanit, Giovanni Colella pas nddshjes.
“Tani është fakt që gjërat kanë ndryshuar dhe tani jemi vetë zotë të fatit tonë. Skuadra e Bylisit meriton një falënderim sepse kam thënë që është një nga skuadrat që luan futbollin më të mirë në kampionatin tonë dhe uroj e shpresoj që të shpëtojnë”, ka shtuar ai.