Edmond Dosti, 21 gola per titullin e 1992/93

Nė sezonin 1992-1933, Partizani “15 herė kampion i Shqipėrisė” fitoi edhe titullin e fundit kampion, por dhe Kupėn e Shqipėrisė (trofeu i 13-tė). Lojtari “special” qė kontribuoi maksimalisht nė “pronėsimin” e titullit kampion nuk ishte askush tjetėr, por Edmond Dosti, atėherė 24 vjeç, e qė njėherėsh fitoi edhe “Këpucën e artë”, si golashėnuesi mė mirė i sezonit me 21 gola, e duke u radhitur nė historinė e Partizanit pėrkrah emrave tė mėdhenj tė klubit.

Edmond Dosti (lindur mė 5 shkurt tė vitit 1969) ėshtė njė ndėr tetė golashėnuesit mė tė mirė historikė tė Partizanit, qė kanė fituar “Kėpucėn e artė”, duke u radhitur pėrkrah emrave tė mėdhenj si Refik Resmja (9 herė), Panajot Pano (3 herė), Robert Jashari (3 herė), Agim Murati (3 herė), Loro Boriçi, etj.

Pas katėr vitesh tė bukura te Partizani, aventura e Edmondit vazhdoi nė Kroaci, Slloveni, Korenė e Jugut e pėr tu ndalur nė Austri, ku nė tė kėtė tė fundit vari dhe “kėpucėt nė gozhdė” nė moshėn 36-vjeēare. Rekordin pėr mė shumė gola nė njė sezon si lojtar i njė klubi europian e mban ish-sulmuesi i Partizanit, Edmond Dosti, i cili nė njė sezon tė vetėm ka shėnuar 22 gola pėr Olimpian nė Slloveni. Njė karrierė gati 20 vjeçare. Tashmė Dosti jeton nė qytetin austriak tė Klagenfurtit.

Intervista e Edmond Dostit

Dosti, jeni golashėnuesi mė i mirė i sezonit 1992-1933 me 21 gola, e qė dhatė njė kontribut tė ēmuar nė fitimin e titullit tė 15-tė Partizanit nė atė, e qė pėr fat tė keq ėshtė edhe i fundit i fituar nga tė kuqtė.

Nė fakt, jam dalluar gjithmonė pėr nuhatjen e golave dhe me cilėndo skuadėr qė kam luajtur, si nė Shqipėri, Slloveni, Kore apo Austri, thuajse kam realizua nė ēdo ndeshje. Edhe pse nė kampionatin shqiptar “rekordin” e mbaj me Partizanin, 21 gola, nė kampionatin e Kategorisė sė Parė, apo Superiore siē quhet sot, me Laēin nė sezonin 1988-1999, atėherė nė Kategorinė e Dytė, kam realizuar 36 gola. Nė atė kohė, vetėm Refik Resmja me Partizanin kishte mundur tė shėnonte mė shumė gola, 59, ndėrsa nė sezonin 2003-2004, Vioresin Sinani ka shėnuar po 36 gola, por duke pasur nė dispozicion 36 ndeshje.

Le ta nisim nga fillimi. Si e veshėt fanellėn e Partizanit?

Futbolli ėshtė jeta ime. Jam rritur pranė klubit tė Partizanit, pasi dhe shtėpia ime edhe atėherė, por dhe tani ndodhet ngjitur me kompleksin sportiv tė Partizanit. E kam filluar futbollin nė moshėn 7 vjeēare nėn drejtimin e njė trajnerit Besnik Ēela, i cili sot punon nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit e nė grupin e lojtarėve ishin Ledio Pano, Ylli Shehu, Edmond Kaēaēi, Niko Frashėri, Edmond Alite. Mė pas kaluam te tė rinjtė e Partizanit, te Shpresat, pasi atėherė ekzistonin edhe ekipet e tilla dhe trajner kisha Panajot Panon.

Karriera juaj, pėrpara se tė niste me Partizanin kaloi pėrmes ekipeve mė tė vogla, Laē, Kastrioti e Pogradeci. Pėrse ndodhi kėshtu?

Partizani i para viteve 1990, nė fakt gjithmonė ka pasur nė gjirin e tij shumė lojtarė, dhe ne mė tė rinjve, atėherė unė isha 18 vjeē, na ēonte nė ekipe tė tjera pėr tė marrė eksperiencė. Nė sezonin 1988-1989 luajta pėr Laēin, ku shėnova 36 gola, e njė sezon mė pas me Kastriotin, po nė Kategorinė e Dytė, ku vetm nė fazėn e parė realizova 14 gola. Nė fazėn e dytė tė sezonin 1991-1992 kalova tė Partizani ku shėnova po 14 gola. Sezonin pasardhės, atė 1992-1993, fitova gjithēka me Partizanin, dolėm kampion, fituam Kupėn e Shqipėrisė.

Dhe ju personalisht atė sezon fituat njė garė tėrėsisht individuale.

Po, me 21 golat e realizuar (Partizani realizoi nė total 53 gola nė 22 ndeshje) u shpalla golashėnuesi mė i mirė i vendit, duke fituar garėn me tė madhin Kujtim Majaci, njė nga konkurrentėt e mi mė tė fortė, e qė nga ana e tij kishte fituar edhe ai njė herė me Apoloninė “Këpucën e artë” (1985-1986, 20 gola). Mė ka mbetur diēka pishman, e kam brengė edhe sot e kėsaj dite, pasi nuk mė dhanė njė trofe simbolik si golashėnuesi mė i mirė, pra njė statujė nė formėn e “Këpucës së artë”. Mė vjen keq, pasi me ēdo ekip, kudo, dhe nė ēdo aktivitet zyrtar, apo turne miqėsor apo kupė promocionale mund tė kem koleksionuar mbi 15 trofe personalė apo medalje tė personalizuara, qoftė si golashėnuesi mė mirė apo dhe lojtari mė i mirė i aktivitetit. Nė shtėpinė time nė Austri, nė Kapfenburg, por dhe nė Tiranė, i kam ekspozuar nė njė vend tė veēantė.

Pas kėtij suksesi tė trefishtė me Partizanin nis edhe karriera juaj ndėrkombėtare. Cili ishte stacioni i parė?

Shqipėria kishte tė paktėn tre vjet qė ishte hapur me botėn ndėrkombėtarė tė futbollit dhe shumė lojtarė kishin nisur tė sistemoheshin jashtė, duke zgjedhur si destinacione mė sė shumti Greqinė, Rumaninė, Bullgarinė, apo dhe Skocinė, siē ishte rasti i Rudi Vatės. Unė u nisa drejt Kroacisė gjatė merkatos verore tė vitit 1993, ku pėr gjashtė muaj luajta pėr skuadrėn Jadran Poreē, njė ekip i Kategorisė sė Dytė, nė atė kohė. Pas njė paraqitjeje tė kėnaqshme kalova me pas nė Slloveni, me Olimpija Ljubljana.

Sa sezone luajtėt me Olimpijan?

Dy sezone, 1994-1995 dhe 1996-1997. Vitin e parė shėnova 19 gola, ndėrkohė qė nė renditjen e golashėnuesve tė skuadrės sllovene, vinte njė tjetėr shqiptar, beratasi Kliton Bozgo (18 gola). Ishte vėrtet nėj garė e bukur midis nesh dhe kėtė e pėrcillte edhe media sllovene. Sė bashku me Klitonin, edhe ky kishte fituar “Këpucën e artë” nė Shqipėri (1990-1991, 29 gola), shkuam nė tė njėjtin vit pėrmes menaxherit tė njohur tė FIFA-s, Nexhmedin Haxhiut dhe njė menaxheri kroat Jovica Nakoviē.

Dosti jeni ndėr legjionarėt shqiptarė qė kanė shėnuar nė kompeticionet ndėrkombėtare tė UEFA-s, si ato tė Ligės sė Kampioneve, Kupėn e Kupave, apo Kupėn UEFA.

Po kam shėnuar 3 gola me fanellėn e Olimpija Ljubjanės, njė prej klubeve mė tė famshėm nė Slloveni, nė njė ndeshje kundėr kampiones sė Bullgarisė, Levski e Sofjes pėr Kupėn e Fituesve tė Kupave, duke e eliminuar kėtė tė fundit, edhe pse nė gjirin e tyre kishin jo pak, por shtatė lojtarė tė Kombėtares bullgare, pikėrisht nė vitin 1994, kur atėherė Bullgaria kishte dalė nė vendin e tretė nė botė nė Kampionatin Botėror tė zhvilluar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Fituam 2-1 nė Sofje, tė dy golat e shėnova unė. Edhe nė ndeshjen e kthimit fituam 3-1, dhe unė shėnova njė gol. Mė pas luajtėm kundėr gjermanėve tė Eintrahtit tė Frankfurtit. Dolėm 1-1 nė Slloveni dhe humbėm 1-0 nė Gjermani. Edhe Kliton Bozgo ka shėnuar gol nė Ligėn e Kampioneve. Mė pas Bozgo shkoi tė Admira Vaker nė Austri dhe tani ėshtė trajner nė njė skuadėr atje.

Sa lojtare shqiptarė tė tjerė kanė luajtur nė Slloveni?

Nė fakt, pėr tė thėnė edhe tė vėrtetėn me emrin e mirė qė krijova nė Slloveni, pas meje erdhėn edhe trajneri aktual i Vllaznisė, Edi Martini te Svoboda Ljubljana, Ilir Sillo, Artan Bano po te Svoboda e qė sot drejton Lushnjėn, Gjergji Dėma, Edmond Dalipi, trajneri aktual i Skraparit. Nė Slloveni kanė luajtur edhe Geri Ēipi (NK Maribor), Enekeleid Dobi (ND Beltinci) dhe Klodian Arbėri (NK Maribor), Mahir Halili (ND Gorica), Redi Jupi (NK Slavija), Viktor Paēo (NK Maribor).

Jeni ndėr tė parėt futbollistėt shqiptarė qė keni luajtur pėr njė skuadėr aziatike, nė Korenė e Jugut

Nė Kore shkova pėrmes lidhjeve qė kishte menaxheri im, Nexhmedin Haxhiu, ku luajta pėr ekipin Atom. Pas eksperiencės sė shkurtėr nė Kore u ktheva nė Austri, ku e nisa aventurėn austriake me Eisenshtadt nė Kategorinė e tretė, njė karrierė prej tetė sezonesh tė pandėrprera. Nė Kore ka luajtur edhe Adnan Ocelli, i cili aktualisht ėshtė trajneri nė Kroaci, pasi ka luajtur nė kėtė vend. Ishte interesant, se atėherė nė Kore fushat ishin me bar tė verdhė dhe jo me jeshil. Mbaj mend se Maradona, i cili kishte ardhur nė njė ndeshje miqėsore tė Argjentinės me Korenė e Jugut i bėri njė reklamė tė madhe. Gjithsesi, nuk arrita tė mėsoj gjuhėn koreane.

Dosti, jeni nje legjionar qė keni shėnuar mė shumė gola me skuadrat jashtė shtetit. Sa keni realizuar nė total?

Nuk kam lėnė skuadėr pa i shėnuar tė paktėn njė gol. Janė mbi 100 tė tillė. Mė thjesht, mesatarja ime e shėnimit tė golave shkon mbi 15 gola nė sezon, e duke pėrfshirė dhe ato qė kam realizuar nė Shqipėri janė vėrtet shumė. Jam krenar pėr ato gola, pasi shumė prej tyre janė realizuar nė mėnyrė spektakolare, si me roveshjatė, nga pozicione tė vėshtira.

Kampion nė Shqipėri me Partizanin, po me skuadrat jashtė shtetit ku keni luajtur a keni dalė?

Po, pėrveē Partizanit, skuadrės sė zemrės sime, njė fanellė qė e kanė ėndėrruar pėr ta veshur me qindra e qindra djem e sportistė. Gjithashtu, kam dalė kampion nė Slloveni me Olimpjan, por kam fituar edhe kupėn.

Cila ka qenė arma mė e fortė e Edmond Dostit pėr tė shėnuar kėtė numėr tė jashtėzakonshėm golash?

Unė jam njė lojtar tipik zone, lojtar goli. Teknik, tė dyja kėmbėt i pėrdorja shumė mirė, por dhe kokėn, edhe pse jam shtatshkurtėr. Po tė hyja nė 16-she nuk tė falja. Kam pasur njė nuhatje tė lindur pėr gol dhe kam qenė gjithmonė njė problem i pėrhershėm pėr mbrojtėsit e portierėt kundėrshtarė. Njė nga trajnerėt mė tė famshėm tė Sllovenisė e qė ka drejtuar edhe Olimpijan, Danilo Popivoda, u bė shumė shpejt adhuruesi im. Mė thoshte gjithmonė, se kisha njė lehtėsi tė habitshme pėr tė shėnuar gola. Mė thoshte se isha njė Asen Panchev i ri, njė prej futbollistėve mė tė famshėm tė Bullgarisė.

Kombėtarja shqiptare ka qenė disa herė afėr nėnshkrimit me trajnerė austriakė, si Hans Krankl, Herbert Prohaska, pavarėsisht se nuk ka nėnshkruar me ta.

Po, janė dy ish-futbollistė dhe trajnerė tė mėdhenj. Yjet e Austrisė janė Pecei, Hans Krankl, Toni Polster, Herbert Prohaska, Dietmar Konstantini, ky i fundit ėshtė dhe trajneri aktual i Austrisė. Krankl do tė ishte njė trajner shumė i mirė i Shqipėrisė, gjithmonė ka treguar respekt pėr futbollistėt shqiptarė. Vitin e kaluar, pas shkarkimit tė Ari Hanit, unė i ofrova Federatės Shqiptare tė Futbollit, Kurt Jarėn, njė trajner shumė i madh, por tratativa nuk pėrfundoi. Jara apo Krankl janė trajnerė qė kėrkojnė shumė disiplinė dhe tė pavarur nė vendimet e tyre. Me ta luajnė vetėm ata qė e meritojnė.

Goli mė i bukur

“Janė shumė tė tillė dhe tė realizuar me mėnyra tė ndryshme. Njė gol qė e kam gjithmonė parasysh ėshtė i realizuar me rovjeshatė dhe ėshtė realizuar kundėr Vllaznisė. Por, ia vlen ta kujtoj edhe njė super-gol tė realizuar kur luaja me Laēin nė njė takim kundėr Erzenit, njė gol perfekt pėr nga realizimi”

“Mungon infrastruktura”

“Nė Shqipėri mungon infrastruktura cilėsore sportive. Pėrveē Tiranės e Dinamos, e ndonjė Bese nė rrethe, tė tjerat nuk kanė fusha stėrvitore cilėsore. Nė Austri edhe skuadra tė kategorisė sė pestė kanė ambiente stėrvitore me fusha mė tė mira se tė vetė stadiumit kombėtar “Qemal Stafa”.

Ndeshjet me Kombėtaren

“Kam luajtur kur trajner ka qenė Agron Sulaj, Bejkush Birēe, Neptun Bajko dhe Astrit Hafizi. Ndeshja ime i parė ėshtė ajo kundėr Ēekosllovakisė nė “Qemal Stafa” (1 maj 1991) pėr eliminatoret e Kampionatit Europian 1992. Humbėm atė takim 2-0. Luajta si zėvendėsues. Gjithsesi, kam luajtur edhe kundėr Greqisė nė Patra, e mė pas edhe kundėr Gjeorgjisė, Uellsit dhe Lituanisė”

“Mėsova nga Pano”

Edmond Dosti, golashėnuesi mė i mirė i Partizanit nė sezonin 1992-1993, kujton legjendėn e madhe tė futbollit shqiptar, Panajot Pano, tė ndarė nga jeta mė 19 janar nė Shtetet e Bashkurara tė Amerikės: “E kam pasur trajner te Shpresat, kur Pano drejtonte sė bashku me Lin Shllakun nė vitin 1983. Nga profesor Pano, kėshtu e thėrrisnim ne, kam mėsuar shumė gjėra nga futbolli”.

Skeda

Edmond Dosti
Datėlindja: 5 shkurt 1969
Roli: Sulmues
Ekipet: Partizani, Laēi, Kastrioti, Pogradeci, Olimpija Ljubjana (Slloveni), Atom (Koreja e Jugut), Eisenstadt (Austri)
Kampion: Me Partizanin (1992-1993), me Olimpija Ljubjana (1993-1994)
Ndeshje me Kombėtaren: 5 (1911-1995)
Golashėnuesi mė i mirė i sezonit 1992-1993: 21 gola

Partizani Kampion 1992-1993

Ilir Shulku, Klodian Papa, Shahin Berberi, Adnan Ocelli, Afrim Myftari, Artan Bano, Alfons Muca, Sokol Meta, Altin Satka, Ardian Zhenga, Alban Tafaj, Andon Nikolla, Fabian Ziu, Edmond Dosti, Nikolin Coclli, Dritan Hoxha, Gert Jashari, Erjon Kasmi, Amarildo Zela, Denis Ndoci, Ardian Zhupa, Avenir Dani, Marko Pelinxhi, Ylli Shehu, Gent Lici, Ardian Aliaj, Edvin Kumaj. Trainer: Sulejman Starova.

Komentoni!