
Një tjeter ditë festive për volejbollin e të rinjve të kuq! Ekipi i Partizanit U-17 ka kurorëzuar një sezon fantastik duke u shpallur zyrtarisht Kampion i Shqipërisë, pas një performance mbresëlënëse në ndeshjet finale të kampionatit kombëtar.

Djemtë e Partizanit treguan karakter dhe forcë në parket, duke siguruar titullin falë dy fitoreve vendimtare: me Vllazninë në një sfidë të luftuar 2-1, dhe dominim me Farka Volej me rezultatin e pastër 2-0.

Ky sukses i merituar është fryt i punës intensive të lojtarëve dhe stafit teknik, duke konfirmuar edhe një herë se akademia e Partizanit mbetet një vatër e rëndësishme e talenteve në vend.
Me trofeun e ngritur lart, këta kampionë të rinj jo vetëm që nderojnë ngjyrat e klubit, por premtojnë një të ardhme të ndritur për volejbollin shqiptar.

Urime kampionëve të kuq për këtë arritje madhështore!






Komentoni!