Sulmuesi i Partizanit, Xhuljano Skuka i dhuroi 3 pikët skuadrës së tij me golin e realizuar në të 85-ën. Ai u zgjodh dhe “Lojtari i Ndeshjes” me Flamurtarin.

“E thashë edhe javën tjetër pas derbit, që nuk është Partizani që të gjithë presin, unë i pari. Kemi shumë punë për të bërë, por jemi në rrugën e duhur, them që do ketë përmirësim akoma.

Në stol dhe Buxhelaj në sulm? Kam qenë pak i mërzitur në thonjëza, që ka bërë këtë zgjedhje por i shkon një bravo shumë e madhe profesorit, është ideja e tij kjo lëvizje. Rezultoi pozitiv, kështu që mbi të gjitha ai është i pari këtu, do bëjmë atë që thotë ai. Unë isha kapiten i Partizanit në Europë, duke bërë edhe gol. Erdhën trajnerët e më ulën dy javët e para në stol, nuk besoj se kam bërë diçka të keqe, kam ulur kokën, kam punuar dhe ja ku jam sot.

Kur do jem gati? Unë gati jam (qesh), por besoj që edhe pak, duhet pak durim”, tha Skuka për RTSH pas ndeshjes.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin