Kupa e Shqipërisë në volejbollin e femrave ka zhvilluar dje tri ndeshje të vlefshme për ditën e pestë të fazës së grupeve.
Në Grupin A, gjithçka ka qene e thjeshtë për Partizanin kundër Korabit. Të kuqet fituan pastër në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, duke i mbyllur llogaritë për 60 minuta.
Diferencat mes ekipeve ishin të mëdha dhe kryeqytetaset i morën thellë të tria setet, përkatësisht në shifrat 25-10, 25-17 dhe 25- 13. Kjo ishte fitorja e dytë në grup për Partizanin, me të kuqet që mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm.






Komentoni!