
Partizani ka siguruar fitoren e tretë radhazi në Superiore, duke vazhduar ndjekjen e katërshes së parë, falë suksesit 2-1 ndaj Flamurtarit në një ndeshje mjaft argëtuese në “Arenën e Demave”.
Pjease e pare ka qene e balancuar dhe Partizani ishte i pari qe gjeti avantazhin ne minuten e 33-te me Isgandarli për të mbyllur përpara pjesën e parë të ndeshjes.
Ritmi ishte më i ulët në të dytën sa i përket rasteve para portës dhe për të tundur rrjetën u desh ndërhyrja e VAR-it, me gjyqtarin Grimci i cili akordoi penallti në favor të vlonjatëve. Ata barazuan me Markun, por pak minuta më vonë, skena u përsërit.

Këtë herë ishte në favor të të kuqve, me kryesorin që cuditerisht nuk vershelleu per një kontakt në zonë e VAR-in që e korrigjoi, duke u dhënë një penallti.
Skuka nuk gaboi dhe sigloi suksesin 2-1 të Partizanit, që sheh mëse konkrete mundësinë e katërshes së parë.






Komentoni!