Oltijon Kërnaja po testonte Partizanin nën urdhrat e tij për herë të parë. Skuka dhe Isgandarli për të kuqtë dhe Birçaj te Kukësi ishin protagonistët e takimit me golat e tyre. Po ashtu edhe portieri Samuel i Kukësit, që priti një penallti të Bintsukës.

Partizani e nisi me këtë formacion: Qirko; Marku, Janjeva, Bytyçi, Atanaskoski; Shanaj, Ismaili, Mehmeti; Skuka, Isgandarli, Bintsuka. Trajneri Kërnaja vendosi t’i aktivizonte të gjithë lojtarët e tjerë që kishte në dispozicion gjatë ndeshjes.

Partizani ishte i pari që kaloi në avantazh. Xhuliano Skuka gjeti rrugën e rrjetës për të zhbllokuar takimin. Sulmuesi dibran ia doli që të fitojë edhe penallti, pasi kishte shënuar gol. Skuka ia dha mundësinë Bintsukës, i cili nga pika e bardhë e 11- metërshit gaboi.

Kukësi i Devollit ia doli që të rikthejë baraspeshën në shifra. Kështu ishte Birçaj që tundi rrjetën për verilindorët. Ky i fundit para se të transferohej te Kukësi në vitin 2024, ishte pjesë e Partizanit.

Për t’i dhënë fitoren Partizanit mendoi Vusal Isgandarli. Sulmuesi azer kaloi të kuqtë në avantazh, me penalltinë e dytë të akorduar gjatë sfidës. Isgandarli e fitoi dhe e mori përsipër vetë.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin