Partizani po kalon situatë të vështirë, për këtë ka ndërhyrë presidenti Demi. Pas dështimit të rëndë në derbin me Tiranën ai eshte kujtuar se eshte akoma presidnet i skuadres dhe hapi rrugë ndryshimeve rrënjësore.

Presidenca organizoi dje paradite një mbledhje ku ia besoi Oltijon Kërnajës skuadrën për vazhdimin. Në të njëjtën kohë sanksionoi lojtarët për paraqitjet deri tani.

Kujtojme se problemet e skuadres nuk kane filluar ne derbi, por jane qene evidente qe nga fillimi i sezonit. Por presidenti dhe stafi drejtues dukeshin sikur e kishin lene pas dore Partizani dhe kishin harruar qe skuadra kerkon drejtim dhe pune te vazhdueshme.

Trajneri i perkohshem Kërnaja e njeh mjaft mirë grupin, pasi ndihmoi Milinkoviçin që nga muaji gusht. Tashmë përveç ekipit B, trajneri nga Tropoja do të ketë përgjegjësi edhe për ekipin A. Një përgjegjësi e madhe për trajnerët që punojnë te klubi i Partizanit, dhe që vjen përgjithësisht në momente delikate si ky.

Lojtarëve u është komunikuar se Kërnaja do i ketë në dorë zgjedhjet për ekipin.

GJOBA

Partizani si rrallë herë në historinë e tij, mban vendin e parafundit në Superiore. Vetëm katër pikë të grumbulluara në gjashtë javë sollën shkarkimin e Milinkoviç. Nga ky moment i vështirë nuk mund të shpëtonin as lojtarët. Sipas kontratave që kanë, edhe janë gjobitur. Paraqitja e Partizanit ka qenë zhgënjyese në fushë. Jo vetëm këtë sezon, por thuajse gjatë gjithë vitit 2025. Tashmë pritet reagim nga futbollistët në fushë.

VËSHTIRËSITË

Te skuadra e Partizanit duhet një punë kolosale. Klubi u kujdes që të ndërtonte tre formacione, që do të ishin në dispozicion gjatë sezonit. Mbi 30 lojtarë të federuar, për t’i afruar secilit që do të ishte në pankinë larmishmërinë e zgjedhjeve.

Por sasia nuk garanton kualitet. Eshte e qarte qe disa lojtare nuk jan ne forme te more fizike dhe disa te tjere nuk jane ne nivelin e duhur per te luatur per nje skuader si Partizani.

Edhe ëmtimet kanë qenë të shumta. Kontingjenti i plotë nuk ka sjellë asnjë dobi, pasi janë katër humbje radhazi. Gabimet individuale, po ashtu të shumta, janë regjistruar nga ata që konsiderohen liderët e ekipit.

Ndryshimet në formacion ndikojnë, kështu duket se ka ardhur koha që Partizani të ketë 11-shen e besuar në çdo ndeshje. Fakt është që nuk do të jetë aspak e lehtë. te shikojme nese trajneri Kërnaja do te mund te sjelle suksesin e Partizanit B edhe te skuadra e pare.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin