Partizani është njëri nga klubet shqiptare që në radhët e veta ka një koloni ‘dardane’.

Altin Bytyçi, Andi Janjeva, Leart Zekolli, Adnard Mehmeti, Gjelbërim Taipi dhe së fundmi Redon Ismaili janë disa nga futbollistët ‘dardan’ që militojnë te kampionët e Shqipërisë.

Sistemi i skautimit duket se po jep frytet e veta në klubin e Partizanit dhe për këtë njëri ndër meritorët është menaxheri i këtij klubi Altin Ferati.

Përpos që ka ‘piketuar’ futbollistë me origjinë ‘dardane’, ai dhe klubi janë përkujdesur që të sjellin edhe lojtarë të tjerë nga kampionati kosovar, siç është rasti i Christian Mba, lojtarin për të cilin paguan 100 mijë euro.

Por, nën ‘radarin’ e demave janë edhe disa futbollist të rinj nga Kosova, të cilët mund t’u bashkohen në edicionin e ardhshëm.

Kujtojmë që te Partizani kanë luajtur edhe më parë futbollistë nga Kosova si Amir Rrahmani, Labinot Ibrahimi, Behar Maliqi, Besnik Krasniqi, Rron Broja, Astrit Fazliu, Mentor Mazrekaj e shumë të tjerë.

Burimi: Gazeta Blic

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin