Për herë të parë në Shqipëri, një Klub Futbolli hap televizionin e tij dhe këtë e bën FK Partizani. Një tjetër projekt i presidentit Gazment Demi, i cili bëhet realitet në bashkëpunim me TIBO Media Partner dhe presidentit të saj Adnand Mahmuti.

Tashmë klubi ka një kanal televiziv ku do të mund të transmetojë që nga ndeshjet e ditëve të sotme e deri tek ato të viteve të shkuara, por pa lënë mënjanë sfidat e ekipeve të moshave, ekipit të femrave si dhe intervista të veçanta me protagonist aktual por edhe figura të shquara të ” Klubit Legjendë”…

Ditët në vijim pritet edhe ceremonia zyrtare e hapjes së Partizani Channel ku dy presidentët do të nënshkruajnë marëveshjen mes tyre.

Në bashkëpunim me platformën TIBO, në kanalin 216 të saj, tifozët e kuq mund të ndjekin gjithçka që lidhet me FK Partizanin 24 orë në ditë. Shumë shpejt do të ketë edhe emisione të dedikuara ku edhe vetë tifozët do të jenë pjesë … Sepse ne jemi një familje e madhe! Familja e kuqe …

Një përgjigje te “Partizani Channel 24 orë në ditë në TIBO”

  1. Përshëndetje Partizani Channel..dhe urime per hapjen e ketij kanali sportiv.
    Që mos te zgjatem…nje pyetje..
    Ka filluar nga puna normalisht ky kanal..apo jo..??
    Pasi me ça shohim ai transmeton non stop nuk e di por vetem pak…fare pak ndeshje…dhe laj thaj vetem ato.
    Kaq kisha une….ju faleminderit.

Lini një Përgjigje te AlbertAnuloje përgjigjen

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin