Site icon Partizani.net

Kupa / Vllaznia – Partizani 1-1 (5-4pen)

Reklama

Sot luhet ndeshja e dyte e gjysmefinales midis Vllaznise dhe Partizanit. Ndeshja e pare u mbyll ne barazim 0-0. Të dy ekipet duan Kupën, si rrugën më të shkurtër drejt Europës, duke qenë se në kampionat kanë mbetur disi mbrapa.

Trajnerët kanë ndarë mendjen për formacionet, me Plorin që i gëzohet rikthimit të kapitenit Gurishta, por do të duhet të bëjë pa Fallou Diagne, ndërsa te Partizani rikthehet titullar Arinaldo Rrapaj.

Partizani kaloi menjehere ne avantazh me Malen dhe humbi raste te njepasnjeshme ne fillim duke goditur edhe traversen. Me pas rritet me loje Vllaznia dhe barazon pas 27 minutash.

“E nisëm shumë mirë dhe duhej të kishim shënuar edhe golin e dytë, por ishim të pafat. Më pas dihej që Vllaznia do hidhej në sulm. Duhet të vazhdojmë kështu, të luajmë me kujdes dhe të shfrytëzojmë rastet”, deklaroi Esat Mala pas perfundimit te pjeses se pare.

Pjesa e dyte eshte me e kudjesshme dhe nuk ka gola. Skuadrat shkojne ne shtese me barazim 1-1, pasi goli ne fushen kundershtare nuk ka me vlere me rregulloren e re.

Aty peseri nuk ka gola pas 30 minutash, edhe pse Cara i afrohet shume golin ne sekondat e fundit te shteses se dyte.

Partizani eshte i pafat te penalltite. Skuka e nis ters dhe nuk shenon, e me pas realizohen te gjitha penalltite, qe do te thote se Partizani eleminohet 5-4.

Formacionet

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Bulatoviç, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Latifi, Aralica, Da Silva. Trajner: Elvis Plori

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Marku, Bitri, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Mala, Kallaku, Stenio Jr., Skuka. Trajner: Dritan Mehmeti

Minutat

Video

122′ Cara
110′ Rast per ne
27′ 1-1
19′ Mala
05′ Skuka
0-1 Mala
Exit mobile version