Site icon Partizani.net

Historia e Partizanit në Volejboll

Reklama

Meshkujt

Partizani eshte nje nga skuadrat me te mira ne Shqiperi ne volejboll per meshkuj. Te kuqte kane pasur ne skuadrat e tyre disa nga lojtaret me te njohur dhe kane arritur edhe disa rezultate te mira ne arenen nderkombtare. Djemte e volejbollit kane fituar 17 here kampionatin dhe 15 here Kupen e Shqiperise. Vitet me te mira kane qene ato ’50 dhe ’50 kur Partizani e fitoi titullin kater here rresht nga 1952 deri ne 1955 dhe pese here rresht nga 1958 deri ne 1962. Por edhe ne vitet e fundit ku eshte rikthyer te jete skuadra me ne forme ne Shqiperi.

Ne arenen nderkombetare Partizani beri emer se pari ne vitin 1961 ne Kupen e Kampioneve kur eleminoi ne raundin e pare SC OMV Blau-Gelb Viena te Austrise me dy fitore 3-0. Ne ndeshjen e pare europiane Partizani kishte kete formacion. Titullare, Masar Aga, Andon Kona, Napoleon Llalla, Fatmir Meka, Petrit Murzaku, Pëllumb Pelivani; Sevendesues: Vasil Binga, A. Lulolli, Fatmir Sharofi; Trajner: Enver Maçi; Pergatites teknik: M. Konda. Ne raundin tjeter, 1/8 finale, skuadra franceze e Stade Francais Paris, nuk u paraqit ne Tirane ne palestren “Studenti” te rruga e Elbasanit. Partizani fillimisht mori fitoren 3-0 ne tavoline, por FIVB vendos qe ndeshja te luhet ne Bukuresht pas ankeses se francezeve, ne nje fushe asnjeanese edhe pse Shqiperia e Franca kishin marredhenie normale dhe palestra “Studenti” ishte e miratuar nga FIVB. Partizani refuzon dhe eleminohet. Nje turp i FIVB ky, pasi autriaket erdhen pa probleme ne Tirane ne raundin e pare.

Ne 1973/74 vjen suksesi me i madh ne Europe kur arrihen gjysme finalet. Ne 1/8 finale Partizani eleminon IETT Instanbul me dy fitore te veshtira 3-2. Ne cerek-finale Partizani fiton ne Tirane 3-1 kunder italianeve te Ruini Firenze dhe kualifikohet edhe pse humb ne Itali 3-2. Por perseri hyn ne mes politika dhe ne grupin gjysmefinal, Partizani nuk paraqitet per te evituar perballjen me ruset e CSKA Moskes.

Sukseset e fundit te volejbollit te meshkujve kane ardhur ne 1993 dhe 1994 kur Partizani fitoi dy here rresht Kupen e Shqiperise. Fale ketyre sukseseve Partizani merr pjese perseri ne kompeticione europiane, CEV Cup, ose Kupa e Kupave. Por ne te dyja rastet Partizani eleminohet, ne 1993/94 nga zvicerianet e CS Shenois 3-1, 3-0 dhe ne 1994/95 nga hungarezet e Tungsram Budapest 3-0, 3-0.

Pas 20 vitesh volejbolli i meshkujve është ringjallur përsëri me katër tituj kampion ne 2018–19, 2020–21, 2023–24, 2024-25 dhe gjashtë Kupa ne 2016-17, 2017-18, 2019-20, 2020-21, 2023-24, 2024-25 brenda 7 viteve.

Ndeshjet ne Europe

Kupa e Kampioneve

Kupa e Kupave

Trofete

Femrat

Volejbolli i femrave eshte ai qe vazhdon te mbaje gjalle emrin e Partizanit sot, por historikisht nuk kane pasur suksesin e meshkujve. Vajzat e kuqe kane arritur te fitojne nje here Kampionatin dhe nje here Kupen, te dyja ne vitin 1954. Ne fakt ky ka qene nje vit i arte i volejbollit te Partizanit, pasi edhe meshkujt fituan Kampionatin edhe Kupen.

Ne vitet  ’50 skuadrat shqiptare nuk merrnin pjese ne kompeticionet Europiane keshtu qe debuti i vajzave te Partizani ka ardhur shume vone ne Europe, ne 1999.

Volejbolli i femrave eshte ringjallur ne vitet e fundit pasi ka pasur investim ne skuader dhe sidomos sezoni 2014/15 nisi pozitivisht me dy fitore. Por edhe volejbolli ashtu si shume sporte te tjera te Partizanit, vuan mungesen e terreneve dhe nuk ka nje fushe ku te zhvilloje ndeshjet brenda. Ne gusht 2014 Partizani i femrave solli edhe nje risi ne volejbollin shiptar duke u bunjakezuar me Beshiktashin dhe disa klube te tjera turke.

Ne vitin 2018 Partizani rigjen me ne fund titullin e dyte fale skuadrës së drejtuar nga trajneri Roland Tarja, të udhëhequr nga kapitenia Tuci qe mundi Barleti Volej ne finalen e play-off. Ne po te njejtin vit Partizani fiton edhe Kupen e Volejbollit per femra.

Partizani vazhdon te dominoje kete sport edhe me pas, duke perseritur “dopieten” Kampionat-Kupe ne vitin 2019 dhe me pas ne 2021.

Ndeshjet ne Europe

Kupa e Kupave

Trofete

Exit mobile version